Hiti indian vjedh këngën e Butrint Imerit dhe Don Xhonit



E publikuar në korrik të këtij viti kënga “Tauba Tauba” e Karan Aujla është bërë shumë shpejt një prej hiteve verore në Indi duke u klasifikuar në majat e hitparejdeve vëndase. Gjithashtu ka arritur të jetë videoja më e ndjekur e javës në klasifikimin e videove më të ndjekura në botë në YouTube ku momentalisht ka mbi 210 milion klikime dhe vazhdon të renditet në vendin e katërt. Kjo këngë është gjithashtu pjesë e vijës muzikore të filmit Bad Newz çka ka ndikuar dhe në suksesin vendas të saj. Nëse dëgjoni këngën do vini re që një fragment i saj i cili ripërsëritet gjatë gjithë këngës është “huazuar” nga kënga “Corazon” (89 milion klikime) e Butrint Imerit dhe Don Xhonit e cila është publikuar në 2022. Më poshtë mund të gjykoni dhe vetë. Tani…çdo gjë e keqe e ka si të thuash dhe një të mirë. Kjo tregon se influenca muzikore e këngëtarëve shqiptarë po ndihet në mbarë botën dhe  me një menaxhim më të mirë dhe lidhje ndërkombëtare më të fuqishme artistët tanë mund të gëzojnë një sukses më të madh. E për ata që po mendojnë “Aman ça paskan vjedh” uhhhh….shumë artistë botëror janë hedhur në gjyq për një tralala jo më për një sekuencë të tërë e cila stërrpërsëritet duke I dhënë kuptim këngës. Ene kshu!


     










 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.