Vera pa Kosovën




Hmmm…nuk është vështirë për tu vënë re që prurjet më të mëdhaja të hiteve këtë verë kanë qënë nga artistët e Kosovës. Nuk di çfarë po ndodh nga Shqipëria, por një krizë muzikore duket sikur ka mbuluar tregun dhe artistët që prodhojnë muzikë mund ti numërosh me gishta e akoma më pak hitet. Elvana Gjata është e vetmja që ka pasur këngë hit këtë verë ndërkohë që artistët e tjerë në Shqipëri, pavarsisht disa prodhimeve, nuk kanë arritur të kenë as suksesin minimal. Vera Shqip, pa artistët nga Kosova do ishte më e thatë se rrugët e Tiranës të djelave në drekë. E çudtitshme kjo kur mendon se vera ka qënë sezoni më i frutshëm për  këta artistë. Faktorët mund të jenë të shumtë, duke filluar nga “mosnjohja” e tregut deri tek përtacllëku e diku - diku narsicizmi lol. Teksa në Kosovë prej kohësh artistët veprojnë më një staf të plotë menaxhues, në Shqipëri të gjithë sikur kanë dalë nga klasat e JLo; dinë ti bëjnë të gjitha vetë. Në të njëjtën kohë, tregu i muzikës në Shqipëri gjatë verës kërkon më tepër këngë Eurodance e ritmike, çka është stërrprovuar prej dekadash, ndërkohë që prurjet e viteve të fundit i kanë qëndruar larg këtyre ritmeve. Mospromovimi dhe mungesa e shtypit është një tjetër faktor. Ka një mungesë të jashtëzakonshme të prezencës së shtypit në Shqipëri dhe jo shumë larg qëndron dhe media vizive. Programet që dikur promovonin artistët dhe këngët e reja janë pothuajse inegzistente. Fajin për këtë e kanë dhe vetë artistët të cilët i janë dorëzuar rrjeteve shoqërore për promovimin e tyre dhe kanë nënzhvleftësuar prezencën e medias e si rrjedhojë…janë këtu ku jane. Çfarë duhet të ndryshoj? Gjithçka! Në 2024 me gjithë këtë informacion në pëllëmbë të dorës, ku të jepet mundësia të mësosh trendet më të fundit në botë, ritmet, stilet, koreografitë etj, dhe mos të sjellësh dot diçka interesante? E papranueshme. Dilni dhe çdo muaj jashtë o burrrr, a nuk shikoni vërdallë ça bëhet apo bo foto ushqimi lol. Nejse, kisha për ta thënë e thashë se njeri tjetër nuk po jua thotë, mqs dhe 4 ditë na mbeten nga Mërkuri ne retrogade. Hajt me këmbë të mbarë mbas 27. 


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.