Sihana në kopertinën e revistës AnOther





Sihana Shalaj është për momentin modelja më e mirë shqiptare duke qënë rregullisht në sfilatat e YSL, Tom Ford, Prada, JP Gaultier, Carolina Herrera, Dior  etj. Imazhi i YSL, ajo është shfaqur dhe në kopertiat e disa prej revistave të modës më të njohura në botë si RE-EDITION, Vogue Korea, Vogue Ukraina, Numero, SSAW, EXIT, M le magazine du Monde etj. Së fundmi, Sihana është dhe në një prej 5 kopertinave të revistës së njohur AnOther. E prezantuar në botën e modës rreth 5 vjetë më parë, historia e suksesit të modeles ishte e shkruar. 






Pas një shpërngulje në Tiranë gjatë periudhës së luftës, familja e Sihanës do të kthehej në Prishtinë ku ajo do të shfaqte interes në fotografi dhe modë kur filloi të kishte dhe ofertat e para. Problemi i saj ishtë lëvizja e lirshme (viza), që e bënte të pamundur pjesmarrjen në casting. Teksa kishte menduar, për këtë arsye të hiqte dorë nga modelimi, një zbuluese modelesh në Londër e prezanton me agjensine IMG dhe me vizitën e parë në Londër, ajo arriti të sigurojë pasarelën e Prada në Milan Fashion Week. Tashmë, jo vetëm modelja më e suksesshme shqiptare, por dhe një ndër modelet më të kërkuara të pasarelave në botë, Sihana gjendet në Nju Jork, për NYFW. 




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.