Mos klikoni në këto video



Është një meme që thotë pak a shumë, si egzaltohen influencerat në mediat sociale kur postojnë diçka rreth shqiptarve e serbve dhe ju rritet numri i klikimeve. Në fakt nuk është humor është diçka e vërtetë. Keni parë shpesh postime në mediat sociale ku njerzit zihen në komente dhe bëjnë që këto postime të marrin me 100 mijra klikime. Kësaj loje nuk i janë futur betëm ballkanasit, por dhe “influencues” të huaj. S’po përmend emra këtu se as nuk dua që të shkoni në profilet e tyre. Mendoj që është një gjë shumë e ulët të përdorësh një ngjarje të tmerrshme në historinë e një populli dhe dhimbjen e tyre, për dy qindarka Tiktoku. Po ja që ka zhulsa që e bëjnë. Kjo tërheqje vëmendjeje është bërë aq e dukshme, sa po kalon kufijtë e TikTokut e Instagramit. Së fundmi një këngëtare serbe ka publikuar një këngë patriotike serbe për Kosovën në të cilën thotë (sipas komenteve në video se s’jam tu kërku për kët’ gjënë) se /përderisa kemi besimin tonë ne nuk do largohemi, kujtoni kullotat e reja, bollëqet e reja po rriten/. Po Petrit po, për respekt. Një kerkim i shkurtër dhe mëson që është kalama (sepse në video duket moshë më e madhe). Një kalama që nuk ka egzistuar gjatë luftes në Kosovë. E kjo na këndon për kullotat, kur as videon s’kanë b**** me ja bë në Kosovë. Pse kjo këngë? Pasi po shfrytëzon të njëjtën formulë të mediave sociale për të krijuar lajme, klikime e normale sponsorizime shtetërore se s’paska lënë konkurs pa marrë pjesë. Vajza është e talentuar, por të shtysh një nënmoshë të këndoj për një temë që jo vetëm s’ja ka haberin, por që është një propagndë e keqe publike, dhe ta sërvirësh tek një publik ekstremist tregon sesa të ulët janë. Po përse ky lajm? Sepse, ka marrë Brenda pak ditësh mbi 70 mijë kilkime, ndërkohë që në videot e tjera mezi i ka bërë 2000-3000. Kjo do të thotë që idiotësi të tjera si puna e kësaj do pasojnë. Ndaj kur shikoni ato videot shqiptarë vs serb, në vend që të komentoni e klikoni, thjesht bëjini një bllok e raportojini, përpara se gjërat të dalin jashtë kontrollit. Ndonjëherë rruga më e mirë është ti lësh qentë të lehin derisa të ju thahet goja e e të mbyten në pështymën e tyre. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.