Shqipëria bëhet gati për Eurovision 2025
30 këngëtarë do të konkurojnë në edicionin e 63 të Festivalit të Këngës në RTSH. Finalja e këtij edicioni e cila mbahet këtë fund dhjetori, do të përzgjedhi dhe dy çmimet kryesore, atë të vendit të parë dhe të përfaqsuesit shqiptar në Eurovision. Nga emrat e njohur në listën e konkuruesve veçohen Elvana Gjata e cila rikthehet me një këngë dance, Djemtë e Detit, Stinë, Orgesa Zaimi, Mal Retkoceri, Ardit Çuni, Gjergj Kaçinari, Devis Xherahu. Krijimtaritë e këtij sezoni anojnë më së shumti nga muzika Pop/Dance dhe Baladat, e tek-tuk ndonjë këngë rrok. Nën drejtimin artistik të Elhaida Danit (fituese e FiK 2015), festivali do të mbahet si zakonisht, për katër netë rresht në sallën e Pallatit të Kongreseve. Emrat e prezantuesve të këtij edicioni ende nuk janë bërë publik, por dihet të paktën që emri i prezantuesit/prezantueses fillon me A…që dmth gjysma e prezantuesve shqiptarë lol. Arditi, Adi, Arbana, Albana, Alketa…
A ishte Elhaida tek X Factor? Po Alketa qënka pra.
Lista e plotë e konkuruesve:
- Algert Sala
- Alis Kallacej
- Ardit Çuni
- Devis Xherahu
- Djemtë e Detit
- Elvana Gjata
- Endrik Beba
- Epos Grup
- Erma Mici
- Frensi Revania
- Gjergj Kaçinari
- Gresa Gjocera
- Jet
- Kejsi Jazxhi
- Kleansa Susaj
- Laurjan Ejlli ft. Adelina Corraj
- Lorenc Hasrama
- Luna Çausholli
- Mal Retkoceri
- Martina Serreqi
- Mihallaq Andrea
- Nita Latifi
- Olsi Bylyku
- Orgesa Zaimi
- Rea Nuhu
- Ronaldo Mesuli
- Santino De Bartolo
- Shkodra Elektronike
- Stine
- Vesa Smolica
Post a Comment