Arta Dobroshi rithehet në kinematografinë shqiptare




Arta Dobroshi, aktorja që u bë e njohur ndërkombtarisht falë rolit të Lornës në filmin “Heshtja e Lornës”, është “rikthyer” në kinematografinë shqiptare me diy filma të rinj. Roli i saj i fundt shqip ka qënë ai i Dritës në filmin “Drita” në vitin 2019.  Përveç “Emili”, film i cili shfaqet këtë muaj në ekranet e kinemave shqiptare, Arta shfaqet dhe në filmin “Lejleku” (Stork) premiera e të cilit u mbajt në PriFest në shtator. Filmi me regji të Isa Qosjes (Tri dritare dhe një varje) është xhiruar në një fshat shqiptar në Mal të Zi ku 90% e popullsisë ka emigruar në Amerikë dhe në fshatin e boshatisur portretizohet jeta e tre grave të cilat vazhdojnë të jetojnë aty. Problemet e bashkëjetesës dhe martesave midis tre grave komplikohen kur vizitohen nga një lejlek, ardhjen e të cilit sipas bestitnive popullore e shohin si një shenjë paralajmëruese.  Një fakt interesant rreth filmit, është xhirimi në Guci, fshati i vendlindjes së regjizorit të njohur shqiptar nga Kosova, Isa Qosja.

Ende nuk ka një datë të caktuar për premierën e “Lejlekut” në Shqipëri, por ne do ju bëjmë ë ditur sapo ta mësojmë. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.