Filmat shqiptarë tani në YouTube
Nuk keni më nevojë të endeni faqeve të internetit për të gjetur filma shqiptarë. Shtëpitë filmike së fundmi kanë bërë një zgjdhje të zgjuar. Më mirë sesa të lejojnë faqet pirate të përfitojnë prej prodhimeve të tyre, i kanë hedhur ato në kanalet e përkatëse në YouTube. Nuk është se ka ndonjë fitim të madh, por më mirë sesa hiç apo të zënë pluhur rafteve, plus që dhe në një farë mënyre promovojnë dhe veten. Në kanalin e FMAA (Forumi i Mbrojtjes të Autorëve të Audio-Vizualit) ju mund të gjeni një arkivë të plotë të filmave shqiptarë gjatë periudhës së komunizmit dhe viteve ’90. Mbi 151 filma dhe dokumentarë gjenden në këtë kanal, që nga “Tana” e deri tek “Vdekja e kalit”. Tek kanali i Dardan Studio mund të gjeni të gjitha seritë e serialit “Nina” dhe disa filma. Drilon Hoxha gjithashtu ka publikuar filmat e tij si “Guximi”, “Ego” etj. Së fundmi një prej shtëpive filmike më të mëdhaja në vend Top Channel Films i është shtuar kësaj liste duke publikuar prodhimet e tyre më të reja kinematografike si “Në kuadër të dashurisë”, “Legjenda e bastunit” etj në kanalin zyrtar të Top Channel Albania. E lista vazhdon, me prodhime të shumta si programe, seriale televizve, dokumentarë… tashmë shumë prej tyre mund të gjenden më një kërkim të thjeshtë. Duket se tendenca e fundit është “zbarkimi” në YouTube, gjë që duhej të ishte bërë vite më parë. E sa për këshillë, mund të kenë dhe premierat e filmave të tyre në YouTube kundrejt një pagese. YouTube bën të mundur dhënien me qira të filmave për 24 orë, e thuaj, kur filmi ka një muaj që ka dalë në Tiranë, mund të jepet me qera në YouTube për audiencën jashtë vendit duke përcaktuar zonat specifike për dhënien me qera nëpër botë. Kjo mënyrë mund të jetë dhe një tjetër burim përfitimi për shtëpitë filmike. Gjithsesi ne e përkrahim këtë nismë e cila bën të mundur jo vetëm për publikun vendas por dhe për atë të diasporës, të ketë mundësinë të njihet me prodhimet kinematografike shqiptare. Mund të duket një “lëvizje” e parëndësishme, por popullariteti i filmave shqip, mund të sjellë rritjen e kërkesës e më pas dhe mundëisinë për tu prezantuar në platformat ndërkombëtare si Netflix apo Amazon Prime Video.
Post a Comment