Noizy në klasifikimet turke
Follow You e Noizy, të cilën ne e kemi seleksionuar si një prej 20 videokëngëve më të mira të vitit 2024 në Albanyac, po klasifikohet në majat e toplistave në Turqi. Gjatë muajit janar, kënga Follow You, ka pasur ngritje të vazhdueshme në listat kryesore të Turqisë, duke u pozicionuar në vendin e 6 të Power FM Top40. Në vendin e parë të Metro FM dhe në vendin e 18 të Shazam Turkey, iTunes etj. Kjo ka bërë që javën që shkoi Noizy të arrij suksesin më të madh, duke u renditur në vendin e dytë të “Turkey Resmi Uluslararasi Listesi” e cila është lista zyrtare e klasifikimit të muzikës ndërkombëtare më të dëgjuar në Turqi. Follow You është kënga e dytë më e dëgjuar e Noizy në Spotify me 47,6 milion dëgjime, e cila përveç klasifikimit turk, renditet dhe në listat muzikore të shumë vendeve të tjera si Svicër, Austri, Marok, Gjermani, Suedi, Belgjikë, Indi, Algjeri, Bullgari, Francë, Rumani etj.
Post a Comment