Dhurata Dora vs Era Istrefi



 

“Zemër” dhe “Bonbon” janë dy këngët më të shikuara shqiptare në YouTube dhe të vetmet që konkurojnë për të krijuar histori si videoja muzikore e parë me 1 miliard shikime në këtë platformë. Për të qenë të drejtë, duhet të kujtojmë se videoja origjinale e “Bonbon” humbi miliona klikime përpara se të ripublikohej në kanalin e Ultra. Në anën tjetër, “Zemër” është publikuar tre vjet më vonë se “Bonbon”, kështu që konkurrenca duket “fair”.
Po cila do të jetë e para që do të arrijë 1 miliard? Për momentin duket se Dhurata Dora ka më shumë gjasa ta thyejë këtë rekord. “Zemër” vazhdon të dëgjohet dhe merr rreth 114,000 shikime ditore. “Bonbon”, që prej vitit 2023 kur arriti shifrën e 900 milionë shikimeve, ka pasur rritje graduale, por të ngadaltë. Ndërkohë, “Zemër”, pasi arriti shifrën e 900 milionë shikimeve në prill të këtij viti, duket se nuk ka të ndalur. Nga prilli në dhjetor, kënga ka marrë 38 milionë shikime dhe, nëse vazhdon me këto ritme, nga fundi i vitit 2026 mund të jetë kënga e parë shqiptare me 1 miliard shikime në YouTube.
Në botë videoja muzikore më e shikuar prej një këngëtareje, është “Waka Waka” nga Shakira me 4,25 miliardë shikime.
Powered by Blogger.