Ku çmimet?
Pati një periudhë në Shqipëri kur filluan të zhvilloheshin shumë ceremoni çmimesh muzikore. Por me kalimin e kohës, të gjitha u shuan njëra pas tjetrës: Videofest, Top Awards, Zhurma Awards, AMA, Netët e Klipit Shqiptar… Çfarë ndodhi?
Netët e Klipit Shqiptar është e vetmja ceremoni që vazhdon të organizohet, por pa shumë bujë dhe me nominime që i kuptojnë vetëm ata. Çfarë ndodhi? Apo, siç e kemi zakon ne në Shqipëri: bën njëri diçka dhe të gjithë turren pas. Kur gjërat bëhen për inerci… ja ku përfundojnë.
Nejse. Që tregut tonë muzikor i mungon një ceremoni çmimesh, kjo është e qartë. Që ka mundësinë ta bëjë, kjo është mëse e vërtetë. Pse nuk e bën? Sepse po investohet në podkaste që i dëgjojnë vetëm vetë.
Po pse të mos e bëjmë ne? Po, këtu deshëm të dilnim.
Këtë vit do të sjellim Çmimet Albanyac të Vitit, në disa kategori. Sigurisht, bëhet fjalë për një event online, por nëse i shkon ndër mend ndonjërit të na sponsorizojë, i nxjerrim edhe në skenë — e çfarë skene!
Do ishte shumë cool, eh?
OK! Pra, javën tjetër:
Albanyac Music Awards – Lista e artistëve / këngëve më të mira të vitit 2025

Post a Comment