Ju prezantojmë Zeynep Bastik


Zeynep Bastık është një këngëtare e njohur turke me origjinë shqiptare. Ajo u bë e njohur për publikun falë këngës “Marlon Brando”, një sukses që e shndërroi në këngëtaren më të dëgjuar në platformën Spotify në Turqi. Kënga tjetër e saj, “Lan”, u pozicionua në vendin e 10-të të Billboard Global Excl. U.S. Chart, ndërsa videot e saj në YouTube kanë kaluar shifrën e 3,1 miliardë shikimeve. Me albumin debutues “Zeynodisco”, Bastık u pozicionua përfundimisht si një prej emrave më të mirë të muzikës pop në Turqi. Kënga e saj më e fundit titullohet “Zor”.

 

Powered by Blogger.