Kopertinat e revistave te muajit!
Dhurata Lipovica zbukuron kopertinen e iMedica per kete muaj dhe duket fantastike! Ne na pelqen kjo magazina apo depoja lol - reviste mor' ti se u beme lemsh! - kur vjen e paster pa snje lloj titulli e reklame ne kopertine,por kemi frike se po te vazhdoje keshtu do humbasi lexuesin e ri apo kalimtar i cili nuk e njeh revisten e se per cfare ben fjale. Nejse, mua me pelqen shume kjo kopertine, pavarsisht se nga ngjyrat dhe veshja i pershtatet me shume vjeshtes.
Kete vajzen une nuk e njoh, por eshte e bukur dhe kjo mjafton per te qene ne kopertine. Pozimi dhe veshja gjithashtu mire per nje reviste si KOSOVARiJA? Cfare ben ajo i_ja aty ne titull apo eshte e suplementit? Ok! Faqosja e kesaj reviste eshte gjithmone pothuajse e njejte,ja sa te blejne programin e ri lol.Titujt pastaj jane fiksim fare! "Burri percjell futbollin,gruaja ne park me dashnorin!" e si mund ta humbasesh nje shkrim te tille! "Kush me ke eshte ne lidhje?" shqip me gramatike gjermanishteje eshte ky titull? E sa intrigues titulli Meda me dy femra...ja flet per gruan dhe te bijen lol Keto jane dy femrat se mos trembeni. Gjithashtu mos harroni dhe suplementin per te mesuar se ku eshte e mire Lori...lol Hmmm ne lavanteri?
Teuta per kopertinen e saj ka zgjedhur kete here Krenare Rugoven e cila nga kjo foto te duket sikur nuk do flase per krijimin e veshjeve,por per modelimin. Sidomos dy gishtat - liri demokraci!- super! Eshte foto e bukur etj, por do ish me mire dicka me tematike, ne studion e saj, midis krijimeve a diçka. Kuptoj, kuptoj kesi fotosh bejne te gjithe stilistet e njohur, por stilistet e njohur s'kane lene shkrim e kopertine pa dale, ndersa Krenaren per here te pare po e shohim (ne te pakten). Kopertina ok, por shume e kuqe! Si reviste per gruan dhe familjen, Teuta prezanton shume shkrime per burra lol. Blerim Shala,Ylli Dautaj,Gjithkund Gjithçka per politike...dhe Shyhretja flet per burrin. Nese ne vend te Krenares do kishin vene Thaçin as do te shkonte ne mendje qe eshte reviste per femra. Ne fund...a mund te ma perkthej dikush çdo te thote zotshpilleku? I zoti i shtepise? Vetdrejtimi? Zotrimi?
HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA! OZM! KJO NUK ESHTE KRENARJA NE FOTO ESHTE SHYHRETE BELULI POR FALE GRAFIKES FANTASTIKE SI MUND TE MENDOSH NDRYSHE! KAM VDEK TU QESH! JO PO ISHA DHE DUKE MENDUAR KUR U SHENDOSH KRENARJA LMAO! JU PRETENDONI TE DI UNE KUSH ESHTE SHYHRETJA? E FORTE KJO!
HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA! OZM! KJO NUK ESHTE KRENARJA NE FOTO ESHTE SHYHRETE BELULI POR FALE GRAFIKES FANTASTIKE SI MUND TE MENDOSH NDRYSHE! KAM VDEK TU QESH! JO PO ISHA DHE DUKE MENDUAR KUR U SHENDOSH KRENARJA LMAO! JU PRETENDONI TE DI UNE KUSH ESHTE SHYHRETJA? E FORTE KJO!
Qyqjaaaa! Paska bo krushqi Madmoiselle Mapo me AS (Aurela Style)! Iva Tiço e cila eshte kryeredaktorja e M.Mapo pozon per Aurela Style nderkohe qe po mendojme se ne numrin e ri te M.Mapo do jete Aurela lol. OK OK shaka! Kopertina na pelqen.Ngjyrat e ndezura te terheqin syrin, por nese shikon kopertinen per pak gjate te qerrojne fare lol. Nejse si vere qe eshte, lejohet. Nga ana grafike, titujt jane shume larg njeri-tjetrin dhe shume te perhapur e emri i Ives eshte i madh po aq sa dhe emri i revistes...ncuq mire, sepse estetikisht eshte e papranueshme,plus qe eshte dhe ne anglisht...ncuq ncuq. "Ne kerkim te nje ikone mode" duket shkrim interesant...gjithmone nese flet per moden ne vend dhe rrefimet e modeleve...hmmm...ne varsi te sinqeritetit mendojme se ja vlen ti hidhet nje sy. Do ishte kopertine e veçante pa titujt rremuje.
Duket e guximshme nga ana e Anabel per te vendosur ne kopertine nje kercimtare nga Fiks-Fare, por tashme Anabel e ka te siguruar lexuesin e saj apo konkurencen dhe kushdo qe te jete ne kopertine nuk perben me problem. Gjithsesi Viola vertet duket magjepse.Fotoja,grafika,gjithcka super.Duhej te kish mbylur pak fare gojen qe te kishte qene perfekte,por serisht na pelqen. Heyyyyy! Pershendetje cica djathteeee! Hahahhahaha! Nuk mundesha mos me e thene se me duket sikur po torturohet, do me dal e nuk e le bluza qe nuk e le - O idiot nuk eshte bluze eshte jelek veror lol-. Si perfundim kopertina perfekte e pa asnje fjale ne anglisht! Shikoni? Mund te behet dhe keshtu!
Qe une e kam pare kete poze diku e kam pare po s'po me vjen ne mendje e tu plas! Kopertina me ka pelqyer shume! E vetmja gje qe e prisht eshte lloji i shkrimit tek titulli kryesor. PERSEEEEEEEEEEEEE! Gjithçka perfekte, titujt me stil te rregullt dhe elegant, ate kryesorin shkojne e bejne me Berkley a çka eshte, si per reviste femijesh! Modelja me pelqen shume si dhe poza deri ne detaje. Doren e djathte duhej ta kishte larguar pak,por qendrimi eshte perfekt dhe elegant (dhe gishtat i ka mbajtur simetrik). Si perfundim, eshte fotoja dhe modelja qe e ben kete kopertine...ato titujt anglisht...ababababababa!
Anita Haradinaj pozon per revisten Flatra duke na pyetur se cfare qendron pas buzeqeshjes...do martohet? Duke filluar nga shkrimi Greve Seksi ne Kosove, e duke vazhduar me tej titujt e shkrimeve duken si statuse nga Facebook. Tradhetia ka shijen e Uiskit...ashtu them dhe une sa here dehem,por ne vend te uiskit perdor vodka lol. S'eshte e thene qe gjithnje te jesh e bukur...blla blla blla. Po atehere perse keni gjithmone nje femer te bukur ne kopertine? Sa per grafiken - Nuk eshte gazete!
Per nje moment kujtova se ishte Scarlett Johansson ne kopertine! Ajjjj Olta ketu ka dale shume seksi dhe shume e bukur. Fotoja dhe grafika jane realizuar shume mire, perveç atij SEKS te shtremeberuar (e kane lene vete po nuk kuptoj une pfff) Pastaj titujt e ketyre...Zonjusha e arte? Vec po e paten fjalen per ngjyren e flokeve se s'di une te kete bere ndonje gje Olta qe te konsiderohet e ARTE. Big Basta reperi me klas? Seriozisht e kane keta? Çfare eshte nje reper me klas? Thote faleminderit dhe urdheroni gjate tekseve te kengeve? Sa per editorialin e modes me mire qe e paskan ven ne anglisht se dhe "Tungjatjeta rreze!" na duhej te lexonim tani.
Çfare ka veshur kjo? Kaq blu te forte s'kisha pare ndonjehere nuk po perqendrohem dot. Po te zmadhosh foton dhe te perqendrohesh tek rripi i verdhe, mund te shikosh fotografin. Endriti eshte ai mo? Hahahahhahaha! Alketa duket ne forme dhe ka pozuar kendshem, shoqeruar me nje titull qe duket sikur e ka vendosur vete lol. Kopertina shume e thjeshte,shume e vaket...dhe emri i revistes!!! Po keta e bejne akoma me gershere, se e ka rezolucionin aq te vogel saqe bie ndesh me pjesen tjeter te kopertines dhe duket si ata televizoret dixhital te cileve ju ka filluar ti prishet ekrani.Nuk e shikojne keta? Keq na vjen,por kete numer Jeta pfff.
Patjeter! Kandidatit per president te vendit nuk ka gje me te bukur qe i shkon sesa nje femer me nje centimeter flamuri gjerman ne vrimen e &%$#^&! mu ne maj te kokes! Te na falni per shprehjen por lane nam! E si mud ta marresh seriozisht kete reviste pastaj? "Rrefimi i presidentit pothuajse"...pothuajse president apo pothuajse rrefim? Sikur te isha kryeminister...djale,president,kengetar,model, sa here eshte bere ky titull? Nje here ne jave? OZM! Çka eshte ajo "Jo vetem politike si zakonisht" tek O ne MAPO?!!! Tallen keta apo ju pelqen vetja me shume se zakonisht lmao. Revista Hosteni - Mos e merrni seriozisht ju lutem! Hahahahahhahaha!
Kjo eshte nje reviste e re e cila debuton ne tregun shqiptar kete muaj dhe ka nje permbajtje shoqerore artistike. Kopertina eshte me interesantja dhe me me krijimtari ne treg. Une kujtova se ishte fotografi e blere,por ne fakt eshte realizuar dhe ideuar nga vete stafi i revistes dhe modelet jane shqiptare.Bravo! Gjithashtu me pelqen fakti qe si kopertine te lidh drejtperdrejt me shkrimin kryesor, por dhe sepse eshte nje imazh mjaft i guximshem, e nese imazhi eshte i tille, po mendojme se shkrimi do te jete edhe me i forte. Shume seks ne kopertine...cica metroseksual,pornografi,dashuri,lesbike,pacensure...ja 250 lekshi im e bleva hahahhahhahahaha. Si numer i pare duket mjaft interesant, sidomos me terhoqi vemendjen Guida e nates, e cila per vizitoret e stines ne kryeqytet eshte mese e nevojshme. Ne anen tjeter grafika...le pak per te deshiruar. Titulli eshte shume i madh dhe vendosur shume poshte.Gjithashtu dhe titujt e shkrimeve jane pak te medhaja. e me duket i panevojshem perdorimi i bold.
Jo! Nuk jane balerine! Eshte Liami dhe e dashura e tij.Gjashte muaj Big Brother e gjashte muaj duke fol per Big Brother...aman shyqyr shkruan Shqip per keta se askush nuk e merr mundimin. Fiksim titulli - Do te duhemi edhe pa 100 milion - se ne fakt kur u njohen keta, Liami i kishte 100 ene tani i humbi. Pasi e ndoqet Arbrin ne shtepine me te madhe ne Shqiperi, shkoni ndiqeni dhe ne shtepine e tij ne Kosove. I gjeni dot ndryshimet? lol Nje fitues konkursi filmash ne rubriken e nje programi televiziv perfundon ne kopertine? Si ndodh kjo? Prape per telenovelat? Ajajajajajaja! Kopertina shume e bukur! E çfare te them! Te pakten te nxjerrin ndonje kofsh apo gjoks tamam, qe dhe po mos te lexojme te kundrojme diçka. Se amon filozofia e ketyre shume per tu patur vemendje.
E bukur kjo kopertina! U rrit dhe Seldi ka filluar dhe vishet serioz tani, dhe i shkon s'po themi gje. Fotoja super,perveç kollares pak shtrember dhe te hapur,si reviste mode duhej gjithashtu ta kishin konsideruar nje rrip fin. Titujt jane vendosur rremuje dhe larg njeri-tjetrit. Me nje poze te tille grafika duhej te ishte shume e thjeshte. Titulli kryesor ne te majte, dy nentituj me poshte dhe kaq. Meshkuj me rroba banjo te guximshme? Oh jo! Mos me thuaj qe kane ardhur tangat e Boratit prape ne mode!
Post a Comment