Fshihu se erdhen Tropojanet! Taken2 se shpejti ne kinema

Jallaaaaaa kaq i suksesshem ishte filmi "Taken" saqe i ben dhe serine e dyte. Se shpejti ne kinemate boterore (5 tetor) do te shikoni dhe "Taken 2". Kete here, babai i nje prej shqiptareve qe vrau Bryan (agjent i CIA_s) ne serine e pare, rremben agjentin se bashku me gruan e tij dhe i mban te ngujuar ne Turqi ku cifti po kalonte pushimet. Nderkohe Bryan lidhet me vajzen Kim te cilen e keshillon sesi te veproje per ti shpetuar nga duart e shqiptareve. 
Sa ters e paska pat Europen famija e ketyre,sa here vijne per pushime i kapin shqiptaret lmao. Filmi do jete interesant po ama do ishte me interesant sipas versionit tim:


Ky agjenti i CIA_s dhe gruaja e tij nisen per pushime ne Stamboll, kur papritur prishet avioni dhe duhet te ndalojne ne Shqiperi. Ne Shqiperi tek sporteli i vizave punon kusheriri i atij tropojanit qe u vra ne serine e pare.Kur sheh agjentin ky i telefonon babait te te ndjerit i cili vjen ne Tirane dhe e rremben ciftin. Me pas i cojne ne Tropoje ku i mbajne te ngujuar derisa te paguhen 10 milion dollare. Agjenti mundohet te lidhet me Kim por harroi dicka...ne malet e Tropojes nuk kap vala HA! CIA e ka shume te veshtire me i gjet dhe ne fund dorezohen dhe therrasin Chuck Norris. Kur mberrin ne mal Chuck Norris,tek shtepia e Tropojanit shikon tere koleksionin e filmave te tij dhe meson se eshte kusheri i larget me familjen tropojane, se kur ishte i vogel Chuck Norris e kishin ndare nga vellau binjak i cili tani jeton ne Shqiperi (shiko videon poshte):




e vellau binjak u martua me nje vajze tropojane e cila lindi ate djalin qe rrembeu gocen e agjentit. Sorry tha Chuck Norris dhe e vrau agjentin se bashku me gruan e keshtu mbaroi filmi, duke i dhene fund dhe mundesis per realizimin e Taken 3 4 5 6 120 etj. Te na rroj, se kush degjon tani komshinjte amerikane duke te permend Tropoxha dhe mafian shqiptare tere muajin.




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.