Kenga "Gangsta" perktheu nga Skrillex, Nora Istrefi
Kenga e re e Nora Istrefit e ka melodine e kopjuar nga "First Of The Year" te Skrillex nje hit nderkombetar i vitit te shkuar. Fillimisht ne deshem te verifikonim nese behej fjale per blerje te drejtave te autorit apo thjesht copy/paste (sa gallate jemi dhe neve eh!). Po te rroj Facebook dhe kalamajat qe s'te lene rradhe me postime e lajmi mori dhene.Ne menduam...eh varja, s'po shkruajme gje.Kur Nora Istrefi dora vete vendosi ti pergjigjej komenteve duke thene se
"GAZETARE,shqiptare te dashur,kur doni me e marr vesh ju qe muzika ja ka nise mu hargju qe nje kohe..."
WOW! WOW! WOW! WOW! Qysh tha! WOOOOOOOOW!
Se pari muzika nuk ka nis me maru,se perdit dalin kengetare e muzikant te rinj origjinal si puna e Skrillex qe Nora ka huazuar kengen e sjellin dicka te re ne skene.Se dyti vertete jane shtate nota po ka dhe akorde e ka dhe ritme etj.Se treti, nese muzika ka mbaru atehere s'kemi nevoje me degju cicerimat e reja po shkojme degjojme legjendat e vjetra ndaj mos e merrni mundimin me be 101 versione.Se fundi...a nuk po mendon se te pakten duej te kishte thene se kenga ishte bazuar ne nje kenge tjeter e nuk ishte origjinale,po ashtu sic nuk harroni me permend ene se kush ju ben floket,e vetullat e sponsorizimin? Apo te pakten ta kishit shkruar Kenga "Gangsta" perktheu nga Skrillex Nora Istrefi.
Shume njerez ngaterrojne trendet me muziken e notat. Shume njerez ngaterrojne kengetarin me kompozitorin.Psh Pitbull mund te kete bere rreth 50 kenge vitin qe shkoi per artiste te ndryshem, duke sjelle nje trend te ri muzikor dhe ngjashmeri artistike midis disa artisteve, por kjo nuk do te thote se ka shteru muzika apo se njerzit s'kane me ide. Thjesht eshte i njejti kompozitor i cili ushqen te njejtin trend e jo kengetare qe i vjedhin muziken njeri-tjetrin.
Post a Comment