Kopertina revistash! Kopertina revistash!

Ata ndoshta nuk duan ta pranojne qe na lexojne e na i degjojne keshillat,por mjafton ti hidhni nje sy dizajnit dhe titujve te numrave te rinj te revistave shqipetare dhe do shikoni sesa shume jane pastruar. Ne pergjithesi kete vere personazhet dhe temat duken interesante,por sic ka ndodhur shpesh here dhe kete muaj jane fotografite e jo shkrimet ato qe i bejne kopertinat te bien ne sy gje qe ben te duken si lule pa ere, por te pakten krahasuar me vjet, gjithcka duket me premtuese.




Revista "AS" kete numer vjen serisht me dy kopertina ku shfaqen Lori Hoxha dhe Marina Vjollca.Si zakonisht kopertina eshte e tejmbushur me tituj gje qe nuk me duket e nevojshme,sidomos kur vjen puna per rubrikat e permuajshme,pasi duket sikur pervec fotos dhe titullit gjithcka ne kopertine eshte e njejte cdo muaj.Gjithsesi ne kopertinen e Lorit fale ngjyrave keto tituj zhduken disi dhe e bejne kopertinen te jete cilesore.Nje tjeter e vecante eshte se Lori eshte e vetmja ne kopertina qe ka veshur nje fustan i cili ka qene dhe nje prej prurjeve me te vecanta ne mode per 2012 - fustani me yje nga D&G (ne mos gaboj).


 

  

 Me ne fund "Klan" eshte munduar te sjelle dicka cilesore, por pse duhej te kombinonte ngjyrat kaq shume? Duket si poster per Victoria's Secret. Po ti heqesh Bleonen kopertina duket bllajk, por te pakten eshte e paster dhe shqip.Ne kopertine shkrimi duket interesant,por ne brendesi s'ka asgje te re nga ato qe kemi lexuar  me pare ne lajme. E shumta qe do mesoni eshte se Bleona ka nje qenush te bukur...





 Pervec anglishtes se ketyre, te cilen nuk e kam kuptuar ndonjehere kopertina eshte super.Me pelqen gjithashtu qe kane zgjedhur nje personazh te momentit qe perkon me nje teme te momentit.Jane te vetmit qe e kane bere kete ndaj bravo!



Jallaaaa! Shiko shiko Femra Moderrne! Transformim komplet. Thjeshtesi e pastersi ne kopertine e Era na hapi oreksin.Problemi i vetem? Titulli i revistes qe duket qarte se eshte copy/paste qe prej viteve '90. Po vizatoni nje te re mo se nuk lodheni a nuk e shikoni si ju hapen grafiket si ekran dixhital i prishur. 


 Flatra ka shume nevoj per ndihme kur vjen puna tek dizajni i kopertines sepse duket si reviste e 1980.Jane munduar qe gjithcka te jete e rregullt,por duket qarte qefotoja eshte e paperpunuar e ngjyrat bllajk. Do ta blija te lexoja per Andos.



 Zoti bekofte Xhemin dhe fotografin bashke! Ka dicka. Njerzit bejne komente sesi ne fotografi dalin yje etj etj.Ju duhet te kuptoni qe cdo person eshte i bukur,por thjesht nuk di ta vej ne pah bukurine e tij, ndaj jane fotografet, stilistet etj. Ndaj kur i shikoni ne rruge apo diku tjeter nuk duken aq hot sa ne foto.Po flas ne pergjithesi ketu jo vetem per Xhemin e cila ne kete foto duket perveluese. Kjo reviste duhet lexuar me nje fjalor ne dore se i perket pakices anglofone ne Shqiperi dhe shkruan gjysem anglisht kupto? Pastaj...ku ka me Harmony sesa te vesh nje titull si BEHU BISHE! Jane bere te gjithe rrepera.Jo me mire te kish vendosur titullin Cfare kafshe! Hahahahahahaha! Sa per ate shkrimin 4 menyra per tu dukur si Kardashian (shpresoj se e ka fjalen per Kim se largqofte me u duk si Chloe) ju themi se po ta shikonte ndonjehere Kimin ne publik ndoshta do nderronin titull.




 iMedica ka ne kopertine Rita Oren kete numer dhe eshte thjesht perfekte! Asnje nje pike asnje presje me shume.


 

Me ne fund dhe Kosovarja ka nderruar shkrimin e eshte pastruar, por prape me keto reklamat ne fund qe te bejne te duket si katallog.Une e kuptoj te gjithe duan te bejne leke,por gjej nje zgjidhje tjeter,ndonje flete shtese ose mbi mbeshtjellese. Kaltrinen nuk e besonin se u martua? Kur u martua kjo? Hahahahahahaha! Shaka,shaka! Po si nuk ju besuan fotot mbushen FB lol. Pastaj, i pyet a ke te dashur thone jo,i pyet a je fejuar thone jo,e kur te thone qe u martua duhet ti besosh? Qyshpa!



Ca behet ketu mo,s'paskan lene cep te kopertines pa e zhgarravitur,mire qe s'kane shkruajtur dhe tek fustani i Ilves e cila meqe ra fjala duket me e bukur sot se ne 2000 kur e kam njohur une. Ajo (S') aty ne titull  eshte vendosur gabim e s'ka kuptim...eeeee nuk kuptoj une e di,por thjesht po them s'ka kuptim.Ene do ene nuk do burre....uaaaa shume filozofike! Gazmend Paja sic nuk e kemi njohur? Ne nuk e njohim fare hahahhahahahaha emo ai i Portokallise se me beri ta Google. Qyqjaaaa Elides i mbaka femija gishtin ne goje! Po ndonjeres qe i urinon shpesh nuk ja vendoset emrin ne kopertine? Hahahahahhaha! Jane nam! Sa per Dossier - pushimet kane ardh' qe ne maj,e ne Shqiperi pushim e kane tere vititn.

  

 Kopertina shume e paster me pelqen.Fotoja e paprekur,sic e ka bere fotografi.Titulli ne anglisht? Perse? Po titujt e tjere perse ne anglisht? Kush i lexon ne anglisht keto revistat sinqerisht?! Pastaj,pavarsisht se fotoja me duket shume interesante si ide, te them te drejten krahasimi me Nene Shqiperi...ncuq ncuq ncuq me duket ofendues.Te ishim amerikane edhe e hanim se keta kane perceptime te tjera,por ne Shqiperi ne keto i kemi te shenjta ndaj...NCUQ! 



 Floriana Garo, cfare transformimi e cfare trupi! Pa fjale! Do Zoti e nuk ja kane hollu me fotoshop se hyjni tjetra! Kopertina ne rregull pervec titullit te revistes qe vazhdon te sherbej si kujtim i viteve '90 kur i prisnin titujt me gershere dhe ja ngjisnin faqeve ne shtypshkronje lol. Porno edukative? Cili doktorr e ka thene kete me qafsh se une mesa kam lexuar te gjithe jane kundra pornove. Pasta eros apo porno? Nje pyetje tjeter, Keto te Elegance,Harmony,Jeta dhe Mapo dalin pijne kafe bashke qe i kane titujt ne anglisht apo punesohen nga ambasada amerikane dhe angleze?




 Ajjjjjj! Shiko "Shqip" me ne fund i hoqi ato blloqet anash ne kopertine dhe eshte pastruar bukur-bukur.Ne pergjithesi numri eshte shume ok dhe personazhi i zgjedhur ne kopertine eshte vertete interesant dhe te ben te blesh revisten. Revista e vetme qe te ben ta blesh per permbajtjen,pasi Elsa ka kohe qe i eshte larguar vemendjes publike e askush nuk e dinte se c'po ndodhte me te.Shpresoj qe te vazhdojne keshtu pasi kane bere pune te mire.




Tika Ivezaj shfaqet ne kopertinen e revistes "Teuta" e kujdes kur ta mbani ne duar se do digjeni  hihihihihihi. Me ne fund nje tjeter modele shqipetare nga Amerika arrin te zaptoj kopertinat e revistave ne vendlindje dhe zgjidhja eshte mese perfekte! Teuta s'para gabon ne dizajn,por titujt kete here jane mese te zakonshem.Dielli, muzika,dieta blla blla blla, pervec Tikes s'ka gje tjeter per te lexuar ketu.Ju paskan ik gjithe gazetaret ne pushime.




Keta jane cift simpatik,por seriozisht...pas muajsh 24/7 ne tv a ka nerva njeri me lexu per ta? Gara e madhe drejt dashurise? Cfare gare? Ata jane lidhur qe javen e pare ku kishte gare aty lol. Thuaj ti po luftonin 100 per Ermalin e 100 per Francesken e me ne fund keta i mbijetuan dashurise.La Paloma telenovela episodes 125 lol.  Ene fotoja vec dashuri nuk tregon.Ajo duke pare ne qiell ai duke pare ate sikur do e rrahi hahahhahaha amon se qenka dhe rrefim si kurre me pare.Gjithsesi kopertina funksionon, nuk e di pse por ne plan te pare funksionon. Hej jane njerz te bukur,sido qe te jete shesin.



Ne jemi mesuar me "Kult" qe te kete ne kopertina artiste te njohur dhe profesioniste te artit,ndaj nuk mund te mos themi qe u habitem disi kur ne kopertine pame Klintonin i cili eshte nje balerin dhe prezantues i ri televiziv.Mesaduket dhe "Kult" po tenton te rinoje lexuesin e tij? Ndoshta. Kopertina eshte shume e paster dhe shume bluuuuuu lol. Serisht eshte ok ne na pelqen. Vec dicka...aman me anglishten! Te pakten jo juve!



Nese Metro vazhdon me kete ritem,do te kete kopertinat me te mira ne aspektin kreativ ne tregun e revistave. Jane artistike dhe te realizuara shume mire ne perputhje me temen kryesore.Dizajni eshte pak i tejmbushur me tituj qe te cperqendrojne disi,por te pakten jane interesant.Illuminati? C'ka mbetur nga Simaku? Seks rastesor? Na nxiti kureshtjen,por me Spartak Ngjelen...grrrrr. Une mendoja se ditaret jane vetjak e s'duhet ti tregohen te tjereve aq me teper ditari i ketij. I dashur ditar.U cova sot ne oren 8:00 ndeza televizorin Jo re Sali Berisha joooooooo! Piva ilacet. Sa inat e kam kete lizinoprilin booooo. Jo re Sali Berisha joooooo! Hengra pak buke dhe u nisa per ne pune.Mu bllokua ashensori. Jo re Sali Berisha joooooo.



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.