Juliana Pasha & Sidrit Bejleri - Me beso - Shiko Videon
Une paskam harruar ta postoj kete videokenge, qe pak a shume ju tregon dhe sesa shume me pelqen.Nuk eshte se eshte kenge e keqe, por duket si detyre shtepie. Dua te them...eshte si nje krijim i dhene per detyre shtepie ne oren e muzikes dhe ndertuar ne menyre shume te sakte dhe perfekte teorikisht qe te garantoj nje dhjete,por ne boten reale...ncuq. Mund te ishte pjese e nje kolone zanore filmi,por nuk e shoh kete kenge te kete sukses ne publik.Nese doni te me tregoni se e kam gabim, atehere ju pyes nese e keni blere kengen? Keshtu pra! Ne Shqiperi ende nuk e kuptojne se artisti nuk kompozon per veten,por per publikun.Kuptohet nese deshiron te kete sukses, se pastaj le te kompozoj per veten 24 ore ne dite,por mos te ankohen kur nuk ju blen njeri albumet e kur nuk ju vjen njeri ne koncerte. Ah po e ka fajin tallavaja!
Post a Comment