Kenga Magjike - Java e dyte - Vlersimet
Mesaduket do kemi nje edicion interesant te Kenges Magjike kete vit,pasi kenget e paraqitura ne pergjithesi jane te mira (te pakten keto dy jave). Ne i dhame nje te degjuar konkuruesve te javes se dyte dhe ja cfare menduam.
Kenga fillon shume bukur,por nuk di pse kane perdorur autotune me pas,kur nuk eshte aspak e nevojshme dhe i humb lezetin kenges ne vazhdim. Gjithsesi eshte kenge e mire,por jo me e mira nga Stine.
Kjo kenge eshte nje balade e bukur,por pak e sterrgjatur dhe melodise i mungon nje ritem qe ta distancoj nga cdo balade tjeter ne kontinent.Plus ai fragmenti ouuu ouuu...shume i panevojshem.
Me pelqen shume si eshte veshur kengetarja e grupit.Nderkohe kenga eshte e bukur,por i mungon refreni.Po me shijonte shume deri ne refren kur po mendoja se do kalonte ne shperthim,ndersa ndodhi e kunderta...Zakonisht ne manovrime te tilla te pakten ritmi duhet te ndryshoj e duhet te jete sa me i vecante e i cuditshem.Serisht funksionon si kenge,por si per Grifsha,shume te qeta jane.
Driloni ben nje pune te mire,kenga eshte ok, por e sterrrrrdegjuar.Vetem ne TopFest i degjon 20 kenge te tilla.
Dihet qe Eli e ka te siguruar vendin ne finale.Kenga eshte e bukur dhe Eli si gjithmone i ka qendruar besnike repertorit te saj.Menjehere eshte shnderruar ne nje prej kengeve me te degjuar te ketij edicioni (te gjithe ne salle duke kercyer ) e neve na pelqen.E thjeshte,ritmike,te ngulet ne mendje roma roma romaleeeee :)
Kjo ishte dhe kenga me e perfolur dhe me e degjuar e Kenges Magjike deri tani. Ne publik eshte pritur shume mire,personalisht me duket ok,por mendoj qe ja prish refreni, sepse pjesa tjeter e kenges eshte e lezetshme.Sa per tekstin? Kushdo qe ta kete shkruar hallal, sepse jane vargjet e refrenit qe e kane bere kete kenge hit te menjehershem.Ajo thote dua te pi por nderroje p me q dhe shih sa fantastike del lol.Na falni se u beme banal,por mos e mohoni qe dhe juve ate menduat lol.
Post a Comment