Floriana Garo dhe Enkel Demi do drejtojne Festivalin e Kenges ne RTVSH
Floriana ka karrieren me te cuditshme qe mund te egzistoje.Eshte shpallur miss, ka punuar si modele, eshte DREJTORESHE e marredhenieve me jashte tek AKADEMIA E SHKENCAVE, prezanton motin ne ABC e tani do drejtoj Festivalin e Kenges ne RTVSH. Nje sekonde te marr veten se vetem ne Shqiperi nje vajze e motit mund te behet drejtoreshe tek Akademia e Shkencave! Thone pastaj Amerika eshte vendi i endrrave.Po re po! Nejse bravo i qofte, vec na trego si ja dole mbane ta provoj dhe Luana te behet ministre lol. Keto menjane, me pelqen mua Floriana, e cila eshte gjithmone e qeshur dhe ne nje interviste televizive mu duk shume e komunikueshme dhe fliste rrjedhshem. Ajo do te shoqerohet nga Enkel Demi, i cili ka vite qe prezanton ne televizion programe te tilla si "Shih programin", "Kutia" etj. Nuk di pse, por me duket shume i cuditshem ky kombinim, megjithese ndonjehere kombinimet me te cuditshme funksionojne me mire.Le te shpresojme!
Post a Comment