Kopertina Kopertina! Kopertinat e muajit!
Kjo eshte nje kopertine shume e mire e AS. Nje modele me fustan nuseje,por ngjyra gothike...cuditerisht funksionojne. AS ne pergjithesi insiston me teper te percjell imazhin si lajm sesa shkrimet, te cilat kane filluar te anojne me teper nga shkrimet rreth jetes shoqerore sesa personazheve te njohura. Psh: Kur shoqja psikologe i thote ish_it EX, a thua e merr kush mundimin ti besoj vlersimit te saj?
Anabel kete rradhe vjen me dy kopertina; Nje me Lorik Canen dhe nje me Dafina Zeqirin personazhe aq te sterrrrrrrrrrrrrrrrfolur saqe as te vjen pike kurioziteti.Mjafton te hapesh Twitter apo Facebook dhe ....ja imagjinoni qe nga momenti qe ka dale kjo kopertine, Dafina i ka nderruar pese modele flokesh e ndonje gje tjeter lol. Sa per Lorikun...ca do thoje qe nuk e ka thene se futbollist eshte. Nejse. Kopertinat jane ok.Ajo me Lorikun ka dale bukur, kurse kjo me Dafinen shume e shperfytyruar.Ajo eshte femer e bukur s'ka nevoje te shnderrohet ne personazh vizatimor, pavarsi apo jo. Titujt jane...me nje muaj ne NY e bene Dafinen shqiptare Nju Jorku lol e Loriku "I te gjithave dhe i asnjeres"? Po mendoj qe te gjitha e duan po asnje nuk ka...shume nalt. Futbollist me leke i suksesshem i pashem dhe pa dashnore?Patjeter! Kshu tha dhe dhembbluja.
Alarm alarm! Po fotokopjohen robt ne Shqiperi!Te pakten jane si shpirt! Sa te bukura keto vajzat YJE! Megjithate Elegance,ne nuk jetojme ne pyll, e kena pa dhe Lady Gagen ne kopertinen e Vogue.Duhej patjeter ajo fashoja? Po revisten Teuta e keni pare? Ja shiheni me poshte!
Me ne fund Flatra nderroi titullin dhe dizajnin.Titulli ka dale shume mire,kopertina do kish dale perfekte sikur te mos ishte ai shkrimi ne mes me hapsire gjigande mes rreshtave,thua e kane copy/paste nga Facebook. PSEEEEE! Nejse ndryshimi duket i mbare.
Po po atdhetarizem i madh me Monochrome Feelings lol. Kopertina eshte shume e mire, pervec shtrembrimit te emrit Jonida i cili i prish formen sinkronike qe formojne titujt e tjere dhe buzeve te Jonides qe i ka sforcuar kot sepse nuk eshte e nevojshme. Prape Tinka Kurti, kur ajo fiton me shume blla blla blla asgje interesante.
Kjo foto eshte shume e larget per te qene ne kopertine.Mund te kishte funksionuar me ndonje sfond njengjyresh, por peisazhi ketu te terheq me teper vemendjen sesa Agnesa Vuthaj dhe ajo nuk eshte e pranueshme. Kjo eshte me teper foto editoriali, nderkohe qe stilimi duket shume cool.
Me ne fund nje kopertine e rregullt e revistes Jeta! Them e rregullt, se pastaj ja kane fut te zezes ne te bardhe me kile.Po terheq vemendjen, ndaj eshte ok. Sheila duhej ta kishte mbyllur pak gojen, pasi buzkuqi i erret e zmadhon me teper , nderkohe ate gjerdanin ku nuk e kam pare. Sa per titujt, eshte shik jo chic, ikone sinergjie s'ka kuptim etj etj etj
Kosovarja ka kengetaren Lori ne kopertine e cila ka nje veshje shume te bukur me motive shqiptare, po nuk di pse kjo i ben gjithmone floket si jashtokesore. Lori! Ti ke nje pamje prej femrave te viteve 1900. Shko google apo shko shfleto ne librari stilet e atehershme dhe gjej nje stil tendin se do dukesh shume mire e do na falenderosh! Kopertina eshte e paster dhe na vjen mire qe nuk duket me rremuje si me pare.Tani sikur fontet te korrespondonin ne gjatesi do ish abzollut! Shkrimet e ketyre me kenaqin "30 vjecarja deshi ta dhunonte Florianin e vogel" hahahhahahahhaa. 1000 euro per pavarsine? Jo se i di une ca qe kane marre me shume e me pak se aq lol. Opo ju jeni budallepsur te gjithe re! Se erdhi Rita Ora falas e do vinin te gjithe falas? Pse re qeveria me frymen e shenjte i beri koncertet? JO! I beri me leket e buxhetit plus vodhi ca ekstra.Pse s'duhet te paguheshin kengetaret? Ca muhabeti!
Ne kete foto gjenden tre persona.A mundet ti zbuloni? U qerrova! "Living" duket reviste interesante dhe normale me titull ne anglisht se "Jetesa" nuk kuptohet ne vendlindje.Nuk eshte se fotoja nuk eshte e bukur, thjesht eshte shume e renduar per kopertine.Shkrimet me pelqejne se i pershtaten temes se revistes, megjithse Veganizmi? HAHHAHAHAHA! Perimizmi mi moter lol Jeni qe jeni me keto ndryshimet bejani dhe Gjergjit emrin Gjergj The Painter se duket me bukur kuptoni lol. Lane nam!
Inisi nga e para? Po amon se i bete te gjitha mace, te gjitha nga e para.Po t'ja nisi nga e para Inisi i bie te shkoj te kercej tek X Factor ok? E ma do mendja, asaj nuk do i pelqente kjo gje. Inisi ka dale shume bukur ketu. Drita ben mrekullira moj moter po pse kaq shume se duket sikur ka shperthy prozhektori. Titujt pastaj mire qe nuk kane pasur me vend bosh se dhe horoskopin do e kishin futur. Dosssier .... Dossier .... Dossier e perdorin kudo te duket sikur po flasin per Lindjen e Mesme. Fiksim vec "Tipet e meshkujve sipas ushqimeve". Po pse duhej dhe shkrim per kete? Ja - Kush ha pjeshka eshte Nacu, kush ha karrote eshte Ricky Martin, kush ha kroasant eshte model, kush ha byrek eshte ose katnar ose nga jashte shtetit e kush ha grosh eshte thjesht shqiptar!
Lesh, lesh...shume lesh shume lesh. Mund te jete Miriam Cani ose cdo bjonde qe del tek BBF apo Folku. Po pse kot eshte reviste e mendjes kjo? Futeni ne perdorim! "Te hysh ne mendjen e partnerit"...LARGQOFTE! Tallen keta! Cfare pelqejne grate tek nje burre? Hmmm, te gjithe e kemi pare Hirushen, po a e dini ju sa leke ben nje kal i bardhe? Problemi i femrave eshte se harrojne se Hirushja nuk ishte PASTRUESE, Hirushja ishte "princeshe" para se t'a benin pastruese. Sa me vrasin syrin titujt e ketyre, skandal. U lodha.
Eh me ne fund duket se Shqip ka dhene doreheqjen nga rremuja e zakonshme dhe po vazhdon me kopertinat e pastra, te thjeshta e direkt e ne pike. Na pelqen. Kollaret e burrave dhe fustani i vajzes...ncuq ncuq, por nuk i veme faj se nuk i thuhet presidentit "Nuk e ke gje kollaren" lol. O komandanti i popullit ai!
Revista Toy Story? Jo per gje po andej e kane marre ate Story 100%. Prape nje emer reviste ne anglisht booooo u cmenda! Po me behet alergji. Kombinimi i shkrimeve me pelqen. Revista eshte e tematikes se lajmeve te estrades dhe kete e ben mire, nderkohe kopertina eshte nje lemsh me ngjyra.
Kjo eshte kopertina me e mire e muajit! Aferdita dhe Diana duken yje, shkrimet jane ne rregull, veshjet gjithashtu.Shume shqip! Tani nese ne do duhej te kritikonim do thoshim qe gishtat ne doren e djathte te Aferdites jane shume te hapur dhe eshte tepruar pak me te kuqen, ndoshta titulli duhej te ish disi me nuance tjeter. MEGJITHATE! Kjo eshte e preferuara jone e muajit!
Fotoja nuk me pelqen , duket shume bajate. Si nga ato fotot qe bejne kalamajte ne internet me programet falas.Gjysem shqiponje gjysem Marine...ndoshta do kish dale me bukur qe se bashku me Luanen te kishin formuar nje shqiponje apo dicka te tille se kjo s'ka as kuptim se Marina nuk eshte Adem Jashari apo Rozana Radi qe te jete gjysem shqiponje se nuk do flasi per historine e popullit aty. Nejse keta e dine. Mua me pelqen qe titujt me ne fund jane shume ne rregull dhe qe kopertina eshte e paster.Fatkeqsisht e prish fotoja.
te gjitha skandal. Kjo Jonida duhet te rregulloj vetullat a la drag queen dhe te heq dore nga makjazhi drag njeher e mire. Shume rende. Te tjerat, nje ngaterrese e madhe. Revista Elegance vetem elegante nuk e ka ate foto me bizhu te ngarkuar. Elagance do te thote thjeshtesi o njerez! Jo buzet na e rruazat na, e bizhut njeri mbi tjetrin. Boooooooo.....done.
ReplyDelete