Bleona Qereti per revisten ruse "Boutique"
Bleona Qereti ka dhene nje interviste per revisten ruse "Boutique" ku flet per eksperiencen dhe fillimet e saja muzikore ne Amerike. Intervista ishte shume e lezetshme dhe une po ju sjell disa fragmente qe me bene pershtypje dhe te qesh.Tip eshte kjo!
Takimi i pare me Donald Trump:
Nga fundi i 2008, dhashe nje koncert per Donald Trump,pas te cilit ai aq shume e kishte pelqyer performancen time saqe erdhi me takoi dhe me pyeti se kush isha e si mund te me ndihmonte...Une e pyeta "A mund te me prezantosh me Timbaland?" Donald u pergjigj "Kush eshte ky djale? Do te thuash Justin Timberlake?' dhe une i thashe , "Jo,jo!Timbaland - ai qe shkruan kenge per Justin! Dua te takohem me te dhe te regjistroj albumin tim." Donald filloi te qeshte me te madhe...
Ndryshimet midis Bleones dhe artisteve amerikane:
Per mua si nje person i lindur jashte Amerikes,ishte me e veshtire sesa po te kisha lindur ketu.Por une kam cilesi te tjera qe ju mungojne artisteve amerikane - Jam gati per gjithcka,sepse une jam nga Shqiperia dhe kam nje koke shiqptari mbi shpatulla. Kjo do te thote qe kurre s'kam per tu zmbrapsur nga rruga qe kam zgjedhur.
Takimi i pare me Timbaland:
Kur e pyeta nese mund te prodhonte albumin tim, Timbaland nuk mund te me shqiptonte dot as emrin. "Si ta thone emrin? Bellona,Bellani,Belloni." Pastaj shtoi "Se pari,une nuk bej me albume,sepse tani eshte koha e kengeve dhe se dyti dhe po te beja nje album do e beja per muziken e Justin Timberlake e jo per tenden!"
U lendova shume nga ato qe me tha dhe ju pergjigja "Se pari, emri im eshte BLEONA! Jo Bellani apo Belloni! Se dyti,Do te provoj te kunderten dhe do ta kuptosh qe nuk do te harxhosh kohe kot me mua."
Post a Comment