10 Këngët shqiptare më të shikuara të 2024 në YouTube
Cilat kanë qënë videokënëgët më të shikuara shqiptare në YouTube? Surprizë, surprizë! Disa emra që nuk besoj se do ju kishte shkuar mendja. Kjo tregon dhe një herë se muzika popullore e përpunuar vazhdon të mbetet më e preferuara nga publiku në vend, pavarsisht se çfarë serviret në media. Në përgjithësi videokëngët shqiptare këtë vit kanë qënë të nivelit bazik, gjë që shihet jo vetëm në Shqipe por dhe në rend botëror. Nuk di pse artistët nuk kanë më dëshirë për të sjellë diçka interesante. Thjesht dil pozo, ec, këndo në mikrofon, ene ndonje pamje nga qielli e lulishtja sa për të thënë. Videot kanë një rëndësi shumë të madhe në promovimin e një këngë apo gjurmën që një artist lë në historinë muzikore të vendit. Kjo është dhe arsyeja, përse ne nuk i analizojmë më dhe thjeshtë i postojmë. Shpresojmë që në 2025, kjo gjë të ndryshoj. Nuk mendojmë se është çështe buxheti, thjesht çështje përtacie. Gati? Këto janë dhjetë videokëngët më të shikuara:
1 - Irkenc Hyka - Lumi une 51,7 milion
2 - Melinda dhe Finem - Alkool 51,4 milion
3 - Ledri Vula dhe Elvana Gjata - No Love 50,4 milion
4 - Eli Malaj dhe Rati - Dum tak - 45,2 milion
5 - Butrint Imeri - Psikopat - 44,6 milion
6 - Dhurata Dora dhe Yll Limani - Malli - 42,1 milion
7 - Xhensila, Ardian Bujupi dhe Noizy - Lamtumirë - 40,6 milion
8 - Tayna - Si ai (Marshmello & UKAY remiks) - 36,4 milion
09 - Dafina Zeqiri dhe Yll Limani - Jom ka du me t’pa - 33,9 milion
Post a Comment