Me fotoshop je mbretreshe, me fotoshop eshte dhe moda!
S'guxon te shikosh fotot profesionale te ndonje personazhi te njohur shqiptar, se do lexosh 1001 komente sesi fotoja eshte bere me fotoshop, e nuk eshte keshtu ne te vertete etj etj etj. Ate cka nuk kuptojne komentuesit eshte kuptimi i vete fjales fotoshop qe do te thote:
FOTOSHOP: Permirsimi i nje fotografije ne menyre dixhitale duke perdorur nje program kompjuteri.
Gje tjeter qe nuk kuptojne komentuesit eshte qe cdo fotografi SOT per tu percjell tek lexuesi kalon ne nje proces dixhital nga aparati fotografik tek kompjuteri ne shtyp e internet. Qe do te thote, se te gjitha fotografite qe dergohen per publikim rregullohen ne fotoshop - pa perjashtim. Zmadhohen, zvogelohen, zbardhen, ngjyrosen, priten etj etj sipas kerkeses, idese dhe shkrimit qe kryeredaktori kerkon te percjelle tek lexuesi. Kjo ndodh, pasi personazhet e njohur e sidomos modelet, nuk shfaqen ne keto foto per te treguar bukurine e tyre, sepse nuk jane ato/ata ne qender te vemendjes, POR per te dhene idene qe ka ne mendje kryeredaktori, stilisti, prodhuesi etj e per te percjell nje imazh,produkt te caktuar. Revistat mundohen te shesin te bukuren, mundohet te shesin vetveten e jo origjinalitetin e natyrshmerine e personazheve. Stafet e revistave jane profesional, me keto pune merren dhe dine te gjejne tek cdo person te bukuren e sesi ta nxjerrin ne pah ate. Pastaj se nuk dine personazhet te kujdesen per veten, jo vetem qe s'jua ka fajin fotoshopi, por s'ka fotoshop qe i rregullon ne jeten e perditshme.
Fjala e duhur per raste te caktuara eshte - shperfytyrim - qe perdoret kur nje personazh me ane te efekteve speciale NE fotoshop, permirson imazhin e tij/e saj ne nje menyre te tille saqe eshte veshtire te njihet, por ne kete rast nuk ka faj fotoshopi ka faj truri i njerzve.Prandaj here tjeter mos thoni me fotoshop por perdorni shprehje si:
qenka bo dixhital dhe kjo/ky (kur e ka renduar me efektet)
paska vesh kompjuter (kur s'merret vesh kush eshte)
i paska rene drita ne koke (kur duket e bardhe si porcelani)
qenka ne diete dixhitale (kur duket me e dobet)
paska blere fytyre te re (te gjitha rastet e mesiperme)
Post a Comment