Kopertinat e muajit! Hajde kopertinaaaa!
Ne pamje te pare kopertina e re e Anabel duket perfekte. Sfondi, poza, dizajni,shkrimet interesante, por kur e shikon me vemndje te duket sikur Riken nuk po e mbajne rrobat e do shpertheje nga casti ne cast. Normale, sepse titulli eshte "Rike eshte hot,hot,hot!" por ndoshta do kish qene me mire me kembet bashkuar per te dhene nje forme me te bukur te vitheve, krahet hapur per ti dhene me lirshmeri gjoksit dhe ajo dora mbi pantallona nje ncuq sepse duket gjigande. Sa per Riken qe thote se nuk do harrohet lehte...patjeter! Ne e kemi harruar tashme lol
"Aurela Style" se fundmi, po anon me teper nga fantazia, kur vjen puna per kopertinat, gje qe me pelqen dhe kjo kopertine eshte shume e bukur. Gjithsesi, revista i kushton me teper rendesi imazhit dhe shkrimet kryesore jane pak si shabllon. Erdhi vera, veshje per vere,vende per tu vizituar...Ka aq shume bllogje mode ne bote saqe vetem ne kete fushe nuk te mungon kurr informacioni. Po te kene dhe shkrimet si niveli i fotove kjo reviste behet e pakonkurueshme.
Pavarsisht se dizenjimi eshte nje rremuje e vertete, cuditerisht funksionon.Mua me pelqen. Ja dhe nje tjeter kopertine me titullin "Vera erdhi", sikur ne nuk kemi kalendare lol. Me pelqen titulli "Kete vit martohem!" me ne fund pak kreativitet, nderkohe qe nuk kuptoj perse duhet vendosur emri i modeles ne kopertine.Hera e pare qe e shoh nje gje te tille ne kopertinen e nje reviste lol. Mire qe s'kane vene dhe emrin e atij qe i ka bere makiazhin hahahhaa. Megjithate modelja definitivisht e ben kete kopertine te duket super!
Dhe...prape tek vera! Ncuq Ncuq Ncuq! I mbani mend ata kalendaret turk prej plasmasi qe i vendosnin ne cdo qebatore? Keshtu duket kjo kopertine me ate sfond, e me kete kapele e me makiazhin ultra blu te Eldes. Per nje cast na ndali zemra...infarkt!
Dhe...VERE VERE VERE! Lmao Ja dhe nje tjeter qe nuk e vret njeri trurin! Jo po ta dini qe eshte vere! Se mos e harroni!!! Kopertina me pelqen. Aferdita duket e bukur e seksi dhe shume vajzerore. Fotoja nuk eshte e mire dhe ndaj duket pak si shtrember, por besoj e krijoni nje ide. Shkrimet gjithashtu duken interesante, pervec atij 10 rrenat e femrave...rrenat? Shume bajate duket si fjale. Pastaj vetem 10? Lol 20 ti numeroj une.
AAAAAAAAAA WTF!
Qyqja! Posteri i SS gjerman eshte ky? Me friksoi lol! Titujt e "Kosovares" jane fiksim! "Lugati i Kosoves" hahhahahahahhahaha! Si e rraha Arkanin! Femija i Tunes. Presidentja jone ma qon mallin e halles teme. Duket sikur je ulur ne avlli e je tu ngju plakat e lagjes tu bo thasheme. Shhhhh se tani tu fol per sulltaneshen Hyrem.
Hmmm...CICA! Hahahahhaha! OK, ok shaka! "Living" kete here vjen me nje kopertine prrrfekte. Jonida duket shume e embel dhe vertet te jep pershtypjen se jeta nis kur mbush 30 vjec. Nje gje vec...cfare eshte Provenca?
Gazetaret shqiptare bashke i ndajne mendimet? Po pyes se "Living" kishte Diell Joga keta Diell Det Bikini. Elhaida duket tamam sic eshte momentalisht ne kete kopertine - e lumtur! Kjo gjithashtu eshte e vetmja reviste qe sjell nje shkrim interesant ne kopertine duke i bere nje permbledhje te plote suksesit te kengetares dhe duke folur per deshiren e saj, pjesmarrjen ne "Sanremo". Megjithate kopertinen duket sikur e ka zene verdheza, ka shperthyer kudo. Uaaaa paskan zbuluar dhe orgazmat qe e mbajne mjekun larg. Ky shkrim duhet lexuar, se nuk paska vetem nje lloj orgazme paska disa. E dashur, sot do provojme orgazmen numer tete. Qe kur kam provuar teten, nje dite nuk kam shkuar tek mjeku!
Dhe....OK! paska marre parasysh keshillen tone dhe ka dale se fundmi me nje dizajn te ri i cili eshte shume here me i mire se ai i pari. Eralda duket shume e bukur ne kete kopertine, megjithse nuk e kuptoj perse te gjitha personazhet shtatzane e shikojne te arsyeshme te na zhvishen. Nejse, te pakten Eralda duket yll.
Psikologjia kete here duket shume e rregullt. Armina e bukur sic eshte, por titullin "Te pathenat e Armines" nuk e kuptoj. Cfare tjeter ka per te thene? Ajo ka qene pothuajse ne cdo kopertine reviste kete vit. Le te shpresojme do thote qe ka ndonje program te ri televiziv, se qe prej "Kenges Magjike" vjet, asgje s'ka bere.
Kjo femer eshte shume fotozhenike! Ne cdo kopertine del perfekte. "Psikostil" gjithashtu sjell nje kopertine te rregullt, por mbi te gjitha shkrime qe vertet i pershtaten temes se kesaj reviste, pervec titullit kryesor i cili duket qe eshte pershtatur nga anglishtja "Sweet Days of...". Themi ne ne shqip dite e embel? Uaaa sa dite e embel sot! Sot pata nje dite te embel! Cfare dite te embla po perjetoj! Ishim ne Paris o vlla e cfare ditesh te embla kemi kaluar...pfff
OMG Klani! Na qerrove hahhahaha! Roze kuqe buuum pau! Hey Encaaaa! Sic parashikuam ne intervisten e Ences per Albaniac, kete vere te gjithe syte jane mbi te e se fundmi kengetarja e re po shfaqet kudo! Urime ne kopertinen e saj te pare me ato taka roze qe do ti mbaj mend per tere jeten hahahahhaa. Ok ok, po e ngacmojme pak se e kemi tonen. X
Dhe kopertina me e mire e muajit eshte.......SHIJEEEEEEEE! Fiksim kjo foto e Floriana Garos! Nese nje femer enderron per pushime perfekte ne plazh ky eshte imazhi qe ajo ka nder mend se bashku me "Its Bitsy Teenie Weenie Yellow Polka Dot Bikini" ne sfond :) Thjesht e mrekullueshme!
Joni Peci qenka zene me Sinan Hoxhen e askush nuk e ka xhiruar!!! OK se e them per shaka, por sinqerisht e kam VDEKJE kur personat publik zihen. Kopertina ne pergjithesi eshte ok, pervec ngjyrave qe si gjithmone jane te pakombinueshme. Rudina te cilen gjithmone e njohim te embel dhe te qeshur, ketu ka dale serioze dhe e hijshme. Ok Rudina! Shiko si eshte puna. Brezi im eshte mesuar gjithmone te te shoh te qeshur e lozonjare, e si te vogel ne ekran e kudo. Po fillove dhe ti te behesh serioze ne do vrasim veten se do kutpjme qe nuk jemi me 20 vjec. Kupton? Kurre me foto te tilla!
Noizy eshte sexy and he knows it, sepse s'ka njeri qe ja mban bluzen veshur ne kopertina me lol. Foto shume e bukur, kopertine e rregullt, VIP Albania urime! Tani nderroni ate logon aman! Bejeni vetem per mua!
A eshte kjo fotoja me e keqe qe keta kane dale bashke? Po! Te dy djem te pashem, kudo qe i kam vene re ne FB apo revista duken fotozhenik, e ne kopertinen e kesaj reviste duken si burrrrrra. Keta jane te rinj dhe modela apo jo? Nejse, mesaduket VIP Albania dhe VIP Kosova paskan dizajner te ndryshem, sepse kopertina me Noizy ishte shume e rregullt dhe e mire, kurse kjo eshte shume rremuje. Xhakete e bardhe ne sfond te bardhe per kopertine? Patjeter!
Elvana, Flori dhe Andy jane kete here personazhet e kopertines se revistes sone dhe ne deshem qe ti prezantonim disi ndryshe nga cfare i keni pare hereve te tjera neper kopertina. ne preferenca ne jemi minimalist ndaj dhe nuk preferojme shume tituj ne kopertine pasi lexuesi yne e di qe nese do na shfletoje do kete gjithmone shkrime interesante. Normale qe po ja bejme qejfin vetes :) Persa i perket fotografive jane perfekte dhe ne deshem ti falenderonim te tre artistet qe pranuan kerkesen tone per ti fotografuar profil, kaq afer, bardh e zi etj, por mendojme se ne fund fotografi Endrit Mertiri ka bere nje pune super dhe vlersimet kane qene kudo pozitive. Persa i perket dizajnit, ndoshta duhej te kishim vene me ne pah emrat e te intervistuarve te tjere dhe ngjyrat e titullit kryesor bien pak ndesh me foton, por ne e beme kete zgjedhje si reviste muzikore qe jemi, por dhe per te "lidhur" te tre kopertinat me nje ide te vetme si ne foto dhe ne titull. Si perfundim, jemi te kenaqur!
Me ne fund dhe Teuta ndryshon stilin e kopertines se saj dhe rezultati SUPER! Kjo kopertine dhe ajo e "Shije" ishin me te mirat e muajit! Edison Kelmendi, Diana Avdiu se bashku me kete modelen qe nuk e njoh, duken kaq te lumtur saqe te bejne te besh gati cantat e plazhit dhe te nisesh me vrap (sikur ne kemi nevoj per nje arsye ne fakt). Shkrimet gjithashtu jane interesante por AMAN botimet nga Kosova, pak me letrare ne gjuhen e perdorur LLAFET. Kush thote LLAFET ne 2013? Si me qene bari! Ti nxinte buzet mesuesja tek ne me i thene LLAFET!
Post a Comment