Nickola Shreli në Power Book IV: Force

 



Aktorin shqiptar Nickola Shreli mund ta ndiqni në tre episodet e sezonit të ri të serialit Power Book IV: ForceStarz. Seriali tregon historinë e Tommy Egan, një njujorkez i cili zhvendoset në Çikago për të filluar një jetë të re si bos droge. Pjesë e luftës për t’ia arritur këtij qëllimi në këtë sezon janë edhe problemet me Peter Hoxha (Nickola Shreli), pjesë e mafias shqiptare. Seriali është pjesë e universit Power, me producent ekzekutiv reperin 50 Cent.



Powered by Blogger.