Flaka Krelani - Skena eshte ne Shqiperi po arti ne Kosove



Gjate nje interviste per "Prive" ne Klan Kosova, Flaka Krelani nen kampionia e "DWTS Albania" teksa u pyet se perse ndodh qe gjithmone shqiptaret e Kosoves jane pjesmarres ne spektakle te tilla ne Shqiperi u pergjigj" Cdo organizim qe behet kosovaret jane te paret ata qe thirren. Pse? Sepse, une mendoj se skena eshte ne Shqiperi, por Arti ne Kosove.Mirepo pa art nuk ka skene."

WOW!  

Se pari te filloj me pyetjen qe u be. E perse nuk duhet te jene pjesmarres? A jane shqiptare? Cfare lloj pyetje eshte kjo? Perse nuk duhet te jete? Jo do fillojme te pyesim dhe ndonje nga Shkodra perse ka ardh ne spektakel se ai behet ne Tirane. Pastaj, pjesmarrja ka qene reciproke ashtu sic kane marre pjese artistet nga Shqiperia ne aktivitetet ne Kosove. Pyetja duhej te kishte qene, perse nuk zhvillohen spektakle te tilla ne Kosove dhe pse pjesmarrja nuk eshte me e shpeshte. Cfare jane keto ndarje krahinore si me qene ne kohen e qemos. Ky mentalitet shpalosur nga brezi i ri eshte tmerr qe egziston.

Persa i perket pergjigjies se Flakes. Skena eshte ne Shqiperi po arti ne Kosove. Sinqerisht? Po arti nuk gjykohet nga suksesi i Rita Ores o shpirt. Shqiperia ka tenore, soprano, piktore, balerine, regjizore, kengetare etj qe e kane nisur shkollimin dhe aktivitetin e tyre ne Shqiperi dhe sot interpretojne ne skena boterore. Ndoshta Flaka nuk i njeh, por kjo s'do te thote qe Shqiperia ka mungese artistesh dhe ndaj po therret Flaken te kercej ne DWTS. Se nuk eshte DWTS art jo, eshte thjesht spektakel defrimi. Te thuash qe Shqiperia "ka skene", sepse organizon dy spektakle, e te mohosh qe Kosova "s'ka skene" kur brenda nje viti solli ne koncert rreth 10 artiste te njohur boteror, nuk me duket e drejte. Nese e ka fjalen per talentet dhe ketu gabon. Mjafton ti hedhesh nje sy tregut muzikor e aktiviteteve te ndryshme artistike dhe e ve re menjehere qe mungesa e talenteve nuk eshte problem. Tjetra sa fitoi ne Itali, The Voice, kompozitoreve po ju merr kenge tere Ballkani, per cfare mungese e ka fjalen? E preka kete teme, sepse mu duk shume anormale qe te behen diferenca te tilla. Ne kemi 14 vjete qe shkruajme gjithmone me synimin per te bashkuar tregun artistik ne Shqipe, ne nje te vetem, e te degjosh brockulla te tilla nuk eshte mire. Qe ta kuptoj intervistuesi dhe Flaka, arsyeja qe ajo u ftua ne kete spektakel nuk ishte mungesa e talenteve apo niveli i larte i dancit qe solli Flaka, por ideja dhe deshira per te krijuar nje spektakel ku marrin pjese shqiptare nga mbare krahinat ashtu sic ka qene e ftuar dhe Adelina nga Maqedonia, Aferdita nga Mal i zi etj. me rradhe. Jane spektakle te organizuar nga shqiptaret, me shqiptaret per shqiptaret. Kaq!

5 comments:

  1. what the fuck, eshte cmendur kjo, ndoshta e meritoni te fitoni po nuk o te thot qe te ul te gjith shqiperine dhe skenen shqiptare pasi ka edhe shqipetare nga qtytet e shqiperis qe kan mbeshtet Flaken ne shume emisone qe ka marr pjes, kjo eshte e turpshme, jam me shume dakorsh me pergjigjen qe eshte ber ne artikul nga Albaniac

    ReplyDelete
  2. FAJIN E KANEMEDIAT QE TRANSFORMOJNE NGA BURIMI DERI TEK FORUMET E NDRYSHME.

    ReplyDelete
  3. Jo, fajin e kane ata qe nuk lexojne nuk shikojne dhe lene komente ku bejne dhe te drejtin. Me poshte ke linkun shiko videon min 6:54. Nuk eshte transformuar asgje, thjesht eshte cituar.

    http://www.youtube.com/watch?v=9at0oh7vU4o

    ReplyDelete
  4. ooo hahhahh... Flaka ma mire mos fol ma shume se krejt qure koke ncnc.... turp per neve kosovaret kush po na perfaqeson neper kto skena... se nuk mjafton vetem talenti...

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.