Kopertina, kopertina!!! Dhjetor-Janar-Shkurt
Dhe ja ku jemi rikthyer serisht me kopertinat e sezonit. Duket qarte qe cilesia e tyre eshte rritur, si ne fotografi dhe ne dizajn krahasuar me nje apo dy vjet me pare. Disa prej kopertinave jane te dhjetor-janarit e disa te shkurtit. Kjo, sepse botuesit nuk po i publikojne me online per arsye te cilat i dine vete, ose po i publikojne fotot e vogla e jo cilesore etj. Ne dhe mund ti themi miqve tane te na dergojne foto, por pffff nese nuk duan, nuk duan le ti mbajne ne sirtar. Ne fund te fundit ne promovim po ju bejme dhe kritika me qellim per ti pare sa me mire, perndryshe s'keni perse te na i hidhni syte. Ja shikoni VIP, marshalla si para 10 vjetesh, njesoj duket as nuk do t'ja dij fare. Respekt!
Jo se eshte kopertina jone, po he krahasojeni me te tjerat hahahahhaha! Pervecse kemi personazhin me super ne kopertine, fotoja, fustani pershkrimi te gjitha kombinohen shume mire me njera - tjetren. Eshte Adelina o shpirt, cfare prisnit juve! Nese nuk e lexuar akoma, kliko ne foto per te lexuar falas kete numer te Albaniac.
Si foto, e kam pare diku kete imazh, gjithsesi eshte nje kopertine shume e mire e ndoshta nder me te mirat e Madame. Me ne fund te ngrejme nje dolli, sepse kane sistemuar titujt dhe fontet e kopertina asnjehere nuk eshte dukur kaq e rregullt. Princesha Elia Zaharia pozon per kopertinen e "Madame" nen titullin Princesha e Akujve e nje prezantim si perralle. Une nje pyetje kisha. Po mbretereshe kush eshte? Se mbreti Leka dhe bashkshortja e tij kane vdekur, a nuk eshte automatikisht mbreteresha Elia? Mendoheni nje here.
Vavuuum Vavuuum! Seksi Aurela ne kete kopertine te cilen ne e perzgjedhim dhe si kopertinen me te mire te rradhes. Shume hot!
Nuk e di pse, por kjo foto me jep idene sikur Keti po me shikon ne sy dhe do te me thoje "Djale! Ke probleme psiqike. Merr dy xanax pas buke dhe do harrosh gjithcka!" Nga shkrimet, me pelqen shume testi "Cfare babai je?" Imagjino tani qe te duhet te besh test per te mesuar se cfare babai je lmao. Pyet gruan e babait se ta thote ajo, pa test fare lol.
Kopertine shume familjare dhe nje familje shume e bukur. Po vendvendodhjen e titujve e kane te programuar keta per cdo numer lol. Oh la la! Impresion - Dimri! Mmmm mysterieux! lol
Kjo kopertine eshte perfekte! Emina Cunmulaj magjike dhe elegante si perhere, problemi i vetem? Titujt! Teksa me te medhaja shkruhet Gezuar 2013, perkrah gjendet rrefimi i nenes se Sokol Olldashit, e ne te njejten kohe Emina flet per humbjen e nenes se saj. Kohe e gabur, vendi i gabuar.
Nuk di perse marrin fjale anglisht dhe i pershtatin ne shqip kot. "Klodiana ne ristart", dmth qe po e fillon nga e para, por nqs nentitulli thote qe po le sportin cfare po fillon nga e para? Po atehere perse eshte veshur me unifmorme sportive? Pastaj thote se ky eshte kapitulli i ri, dmth qe nuk eshte "ristart" po nje kapitull i ri qe s'ka te bej me kapitujt e shkuar. Normale qe jo gjithkush i kushton kaq vemendje, po ja qe ka dhe si neve. Te pakten kopertina nuk eshte keq.
Nuk e hoqen qe nuk e hoqen kete shkrimin e verdhe na qerruan plus qe e vendosin dhe rremuje e te duket sikur ke dilseksia. Persa i perket shkrimeve, Patrick Rukai ka arritur suksese, por modeli shqiptar me i kerkuar i stilisteve boteror? Ncuq! Pervcse ka kohe qe vetem ben print (se fundmi per Kohls e Macy's) nuk ka shance qe te arrije suksesin e Adnan Gjinaj, qe sfilon ne cdo Fashion Week nga Amerika ne Japoni. Fustani i rri me mire Dalines, Ciljeta duket sikur do shpertheje.
HAHAHHAHAHAHAHAHA! Kujtova se titulli i Gentes ishte Hitleri i Kosoves LMAO! O pika ketyre lmao lmao! Titulli ne fakt eshte Genta Ismajli e EKSPLODUESHMJA! A e gziston kjo fjale ne shqip? Shperthyesja kane dashur te thone? Genta duket bukur, por editimi i fotos eshte bere shume keq.
Me pelqen ky numer i Flatres dhe pse nuk e njoh aktorin ne kopertine. Gjithashtu dhe shkrimet jane te pershtatura mire. Do ta kisha blere.
VIP Albania fotografin e ka gjetur shume te mire, tani te gjejne dhe nje dizenjues te tille dhe jane ne rregull. Nuk e njoh kete vajzen por duket hot, ndersa shkrimet jane shume te zakonshme e asgje interesante.
Nderkohe ne VIP Kosova, mire qe nuk kane shkruajtur dhe ne fytyren e simpatike te Zakes.
Me pelqen kjo kopertine dhe "parregullsia" e menduar mire. Do doja te mos ish ai titulli per horoskopin qe e gjen kudo. por gjithsesi me pelqen.
Ajjjjj sa kopertine e kendshme! Te japin pershtypjen qe vertete jane nje familje qe shkojne mire me njeri-tjetrin dhe e duan njeri -tjetrin. Shume me pelqen! Origjinale dhe perfekte per nje reviste te tille. Titujt duhen rregulluar se hane shume te medhenj dhe jashte stilit te kopertines, por me nje foto kaq te kendshme, kush po i ver re?
OK! Shume nga personazhet e kopertinave kete here nuk i njoh. Do kem qene duke fjetur dhe une, se s'ka mundesi. Kush eshte ELINARA? Cilado qe te jete, duket hot dhe kombinimi i veshjesh eshte cool. Me pelqen thjeshtesia e kopertines ne dizajn, por ai shiriti i zi duhej te hiqej, sepse ju e dini qe shiritat e zinj vendosen ne raste vdekjesh (qe largqofte), e te jep pershtypjen e gabuar ketu. Gjithashtu ngjyra e kuqerremte e titullit nuk kombinon me pjesen tjeter te kopertines. Tani, ne flasim per online, sepse ne print e ne treg, cdo gje mbi te bardhe spikat.
Grrrrr ato fontet e titujve! Shume roze e cdo nuance e rozes ne kopertine, e cila fale Samantes duket mire. Megjithse, mua sesi me duket Samanta kaq serioze. Ao ka nje buzeqeshje te bukur, nuk di pse e ka kursyer. Shkrimet e tjera, asgje qe nuk e gjen ne cdo publikim.
Post a Comment