Shqiptarët në MAD TV VMA 2026

 



Në Greqi u mbajtën MAD TV Video Music Awards, një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës vendase. Edhe këtë vit, disa artistë shqiptarë ishin pjesë e ceremonisë dhe u vlerësuan me çmime të rëndësishme.

Reperi Kidd performoi live si pjesë e festimeve të këtij eventi, ndërsa bashkëpunimi i Noizy-t me Konstantinos Argyros, “Nero”, u shpall “Song of the Year Airplay”. Toquel, në bashkëpunim me Lila, fitoi çmimin “Best Duet”.

Fituesja më e madhe e mbrëmjes ishte Eleni Foureira, e cila u nderua me dy çmime të rëndësishme: “Best Performer” dhe “Video of the Year”, duke u renditur kështu ndër artistët më të shpërblyer në historinë e MAD TV VMA.

Powered by Blogger.