Eliza Hoxha - Heshtja e kanges
Eliza Hoxha sjell nje kenge te mrekullueshme dhe shume te fuqishme me titullin "Heshtja e kanges", e cila flet per dhunen seksuale te ushtruar ndaj femrave shqiptare ne Kosove gjate luftes. Nje dhune e cila u fundos ne shpirtin e tyre per te mos u treguar kurre per shkak te frikes ndaj opinionit publik. Nje frike qe pershkruhet ne muret e ekspozites me te njejtin titull te Elizes me fjalet "Ata plagosen shpirtin tone, por tanet shkelen mbi plaget tona". E hapur momentalisht ne Muzeun Kombetar te Kosoves, kjo ekspozite pasqyron dhimbjen qe femrat e dhunuara ne Kosove perjetuan dhe perjetojne mbas luftes. I jep atyre nje fare mundesie per te kuptuar se nuk jane vetem, e se nje fare shpetimi mund ta gjejne tek rrefimi apo bashkebisedimi, sepse ato nuk jane fajtore, por viktima dhe si te tilla duhet te luftojne qe keto akte te mesohen e te denohen e jo te fshihen ne to.
Teksti: Eliza Hoxha
Muzika: Adi Hila
Post a Comment