Gjira dhe Argjentina Ramosaj sjellin "Deja Vu"
Gjira dhe Argjentina Ramosaj sapo kane perfunduar regjistrimet e nje kenge te re e cila titullohet "Deja Vu". Kjo kenge e kompozuar rreth nje vit me pare nga Gjira dhe motra e saj Lena (me ritme nga Rocko Beats - press play), e sjell kengetaren me nje stil me te ndryshem muzikor dhe shenon rikthimin e Gjires pas nje pushimi nje vjecar ne muzike. Ajo ka treguar per Albaniac, se nuk ka pasur probleme me Argjentinen sic eshte komentuar ne media, por ky pushim i gjate ka qene arsyeja perse kenga nuk ka dale me perpara. Tashme e perfunduar, "Deja Vu" eshte nje kompromis i lezetshem muzikor midis dy kengetareve te cilat kane nje ngjyre zeri aq te ngjashme, saqe shpesh here nuk dallohet se kush eshte kush. E planifikuar per publikim ne fund te muajit maj, "Deja Vu" i paraprin albumit te Gjires, informacione mbi te cilin do ju sjellim se shpejti.
Post a Comment