Ndodhi edhe kjo...
Une nuk shikoj lajme ne tv shqiptare , por kur shikoj...kenaqem!
Nuk po permend muziken qe te duket sikur po shikon ndonje film porn apo zerin e gazetares qe duket sikur po tregon perralla, por do permend patjeter momentin e 0:56 ku flitet per nje delfin te kapur nga peshkataret. Gazetarja ne vend ta kritikoj kete veprim se perse nuk e kane lene serisht te lire kete peshk te rralle ne detin tone, e pershkruan si nje prej "bukurive" te sezonit te plazhit; "..disa prej te cileve e shfrytezuan kete moment per te bere dhe fotot e rastit". Normale! Ku ka me bukur se te shkosh ne plazh e te shikosh njerez qe bejne fotografi me peshq te ngrodhur. Shlodhje totale! Pika njerzve! Nuk ju del ndonje kuceder aty ti gllaberoj se lan nam lane!
Post a Comment