Kenga Magjike Java e dhjete
Greta, Loreta dhe Xhovana Uldedaj - Premtim i kote
Kenga eshte si ninulle. Pa u mbushur minuta te ze gjumi. Te tre vajzat pervecse jane shume te akullta ne performance, nuk kombinojne fare me njera-tjetren. Qendrojne aq larg tjetres saqe te jepet ideja sikur jane zene perpara se te hynin ne skene lol. Tre femra qe kendojne te njejten kenge dhe nje here nuk u pane ne sy!!!
B2N - Ai djali
Ja dhe nje tjeter djal qe i kendon nje vaze dhe thote se nuk i plasi per te. Po pse i ben kenge atehere? Lol! Jam si nikotine si heroine? Dmth je i keq Hahahaha! Po mire ka bere qe te ka lene, pse heroine me vdek i duhet asaj? Jo mer vlla! Melodia eshte e lezetshme , por nga ato kenget qe te thote producenti hajde merre neser se e kam gati.
Alar Band - Do jete vone
Midis firzamonikes, rimit monoton, zerit shume te ulet dhe tundjeve majtas-djathtas, syte tane pesuan shok. Duket si nje nga ato kenget qe kendonin orkestrat tek pista e Durrsit ne 1986. Ja dhe nje duartrokitje ne mes te kenges. Fiks!
Genta Ismajli - Maje
Kjo kenge u be me e shikuara e kengeve te prezantuara ne Kenga Magjike (ne kanalin e tyre ne YouTube) me mbi 140.000 klikime brenda javes. Pavarsisht ketij suksesi, mua kenga mu duk shume rremuje dhe ritmikisht pjese e shume kengeve te perngjashme te prezantuara kete vit. Performanca cool, por nuk eshte kenge fituese.
Aurela Gace dhe Young Zerka - Pa kontroll
Sikur ta kishin lene jashte ate pjesen e reges do ishte yyyylll! Aq me teper qe nuk merret vesh se cfare thote YZ. Ndonje nderhyrje ketu aty do ishte ok me ato yeah yeah ready ready, por nje strofke te plote ncuq. Pjesa e Aureles super, sidomos fillimi. Fiksim! Biles mendoj se po te kishte vazhduar tere kengen me ritmin FIKSIM te fillimit do ishte fituese e ketij edicioni. Gjithsesi, eshte kenge e bukur dhe me e mira e kesaj jave. Fituese? Nuk besoj.
Post a Comment