Greket akuzohen per drogimin e peshengritesve shqiptare
Dhe me ne fund, kemi nje pergjigje! Pas lajmit qe ne publikuam rreth testimit pozitiv te peshengritesve shqiptar, qe na u duk dicka jashtezakonisht e cuditshme, duket se Federata Shqiptare e Peshengritjes ka filluar ti levizi "guret" dhe e ka gjetur nje aryse te mundshme. Presidenti Elez Gjoza, ka treguar se Leonidas Sabanis (peshengrites shqiptar qe jeton dhe punon ne Greqi) nenshkroi nje marreveshje per te trajnuar personalisht dhe te mbikqyrte kampionet boterore Romela Begaj dhe Daniel Godelli si dhe Hysen Pulakun, te cilet te tre testuan pozitive per doping ne Kazakistan. Gjoza eshte shprehur "Pyes veten se cili vend deshironte te na demtonte? Mendoj se Greqia ishte xheloze per ne." Pala greke e cila drejtohet nga Pyrros Dimas ( qe ne gazeten greke sa here ka probleme e quajne shqiptar por kur fiton e quajne grek, e ky vet deklarohet grek) ka konfirmuar se atletet shqiptare jane trajnuar ne Greqi per dy muaj, po tha se kane pasur trajnere te tjere ne kampionat. "Nese kane dokumente sic thone, le ti prezantojne," ka thene nje zedhenes i kesaj federate. Sic e shikoni, ne vend qe pala greke te thoshte se "Akuzat jane te papranueshme" sic duhet thene ne kesi rastesh kur nuk je fajtor, thote "Nese kane ...." Dmth dicka ketu ka dhe ne shpresojme qe pala shqiptare ti shkoj deri ne fund. Turp per greket!
Post a Comment