Ndryshimi i Rita Ores per 50 Shades of Grey


Rita Ora interpreton ne rolin e Mia, ne adaptimin kinematografik te librit "50 Shades of Grey" dhe per kete rol, kengetarja ka pesuar nje transformim te plote. Per here te pare ajo shfaqet me floke te zeza e gjithashtu per here te pare shfaqet me floke shume te shkurtra ne stilin e ashtuquajtur "bob". Ky transformim e ka bere pothuajse te panjohur Riten, e cila nuk eshte dalluar nga fansat pergjate publikimit te reklames se pare te filmit. Per me teper, kengetarja ne rolin e saj te pare madhor ne nje film kinematografik blockbuster, do te shfaqet pa aksentin britanik. Ajo ka marre mesime qe te flase si nje amerikane e vertete, eksperience per te cilen ka treguar se ishte mjaft e veshtire, per shkak te kohes se shkurter dhe rendesise qe ka ky projekt. Ne publikimin e fotove te para te aktoreve ne rolet kryesore, fansat kane reaguar keq ndaj pamjes se Rites, pershkak se regjizori nuk i eshte permbajtur pamjes se Mia (personazhit te Rites) ne liber. Megjithate, reagime te tilla jane mese te pritshme. Keshtu ndodhi dhe me rolet e pamjet e ndryshuara te James Bond dhe Batman, e kur filmat dolen fansat ndryshuan mendim dhe vlersuan aktrimin etj etj. Dua te them, gjithcka duket e parapergatitur, ne menyre qe kur fansat te shkojne per te pare filmin me idene "per ta urryer" do te surprizohen sesi gjithcka pershtatet me se miri. Thjesht nje ide. Psh, shikoni si ka dale ne foton zyrtare si partizane, nderkohe ne foton me Marcia Gay Harden duket e vogel dhe si shpirt. Filmi del ne kinema me 14 shkurt 2015. 


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.