Intiligjenca Artificiale hyn dhe në kinematografinë shqiptare
Tregu kinematografik shqiptar po përjeton një transformim të pashmangshëm me futjen e Inteligjencës Artificiale, e cila pas videoklipeve muzikore po shtrihet ndjeshëm edhe në filma e seriale. Në platforma si YouTube kanë nisur të shfaqen prodhimet e para si "Kreshnikët", "Kukulla shqi
p" dhe projekte më profesionale si "USB & Miushi Coli", të realizuara përmes kësaj teknologjie. Ky evolucion i jep mundësi unike talenteve të reja që të sjellin idetë e tyre pa pasur nevojë për buxhete të mëdha apo mbështetjen e shtëpive të filmit. Megjithatë, për një treg të vogël si ai shqiptar, ky trend mbart rrezikun e madh të zëvendësimit të vendeve të pakta të punës dhe projekteve tradicionale. "Lufta" teknologjike tashmë ka filluar edhe tek ne, dhe viti 2027 pritet të sjellë një lumë serialesh të prodhuara tërësisht nga AI në rrjetet sociale. Suksesi i tyre mbetet për t'u parë, por nëse arrijnë cilësinë e prodhimeve të huaja, gjasat janë që audienca shqiptare t'i përqafojë masivisht ato.

Post a Comment