Era Istrefi i bashkohet Silva Gunbardhit ne klubin 100 milion
Shkuar jane ditet, kur nje milion klikime ne YouTube shikoheshin me cudi. Sot ky numer eshte mese normal per artistet e njohur shqiptare. Tashme kenget me popullore shenojne nga 3-20 milion klikime e me shtuarjen e fansave te huaj keto numra sa vijne dhe rriten. Sot, aq e pabesueshme sa mund te duket dhe ne shqiptaret kemi dy kenge qe shenojne mbi 100 milion klikime ne YouTube. Lexoni me poshte:
Era Istrefi me kengen e saj "Bon Bon" se fundmi shenon mbi 90 milion klikime ne YouTube. Duke pasur parasysh qe videoja e saj e vjeter e publikuar perpara "Ultra" kishte rreth 15 milion klikime, atehere mund te themi se nje tjeter kenge shqip futet ne klubin e 100 milion klikimeve. Rekordin per kengen shqiptare me te shikuar ne YouTube e mban Silva Gunbardhi me "Te ka lali shpirt" nje bashkepunim me Mandi dhe Dafi. Eres do ti duhet dhe pak kohe qe te arrije rekordin e Silves, kenga e te ciles tashme shenon mbi 200 milion klikime. Vertetete qe Era shenoi 100 milion brenda tre muajve e Silva 200 milion brenda tre viteve, por teksa kenga e Silves u shnderrua ne hit fale "fjales se gojes, "Bon Bon" i Era Istrefit ka pasur mbeshtetjen e shume mediave te huaja dhe shtepise diskografike "Ultra". Gjithsesi! Me ne fund dhe ne kemi klubin tone 100 milion dhe ky fakt eshte per tu pergezuar. Urime te dyjave!
Post a Comment