Buta dhe MC Kresha - Opps - Degjoje ketu



Kenga me e re nga Buta eshte nje bashkepunim me MC Kresha me titullin "Opps". Pavarsisht talentit dhe kengeve cilesore, Buta prej vitesh ka qendruar "underground" dhe ky eshte pak a shume bashkepunimi i pare me nje rreper te njohur si MC Kresha. Mund te duket rastesore, por ne fakt kjo levizje duket si nje tentative per ta bere Buten nje emer te njohur ne te dyja anet e kufirit nga Neser Music me te cilen flitet se Buta ka nenshkruar kontrate. Kete e konfirmojne dhe te dhenat rreth produksionit ne fund te infos tek videoja apo hapja e kanalit te ri personal te Butes ne YouTube (Me pare videot postoheshin nen emrin e HVMXSQUVD (Ham Skwad Global ku perfshihen Pllug Bois, Buta, SingullaR). "Neser Music" eshte e njejta kompani e cila menaxhon dhe Era Istrefin e Ledri Vulen. "Opps" eshte kenga e pare nga mixtape Pranvere/Vere '17 qe rreperi pritet te publikoje ne muajt e ardhshem. 




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.