5 seriale të huaja që duhet të shikoni

Është fundjavë e nëse keni vendosur të qëndroni brenda, këto janë pesë serialet e huaja televizive që ju rekomandojmë. 




Slow Horses


Një serial i bukur spiunazhi, Slow Horses në sezonin e tij të katërt vazhdon të servirë të njëjtën cilësi aksioni dhe drame që kur gërshetohet me lojën teatrale dhe humorin e Jackson Lamb (Gary Oldman) krijon një formulë perfekte televizive. Jo më kot, seriali ka nënshkruar kontratën dhe për dy sezone të tjera.




Lord of the Rings:Rings of Power 


Versioni televiziv i serive Lord of the Rings, është po aq cilësor sa dhe filmi. Shumë fansa janë treguar skeptik për adaptimin televiziv e akoma më shumë e urryen sezonin e parë, por pavarsisht këtyre përshtypjeve, seriali është pritur me shifra të larta shikueshmërie. Nëse ju pëlqejnë prodhimet fantazi, harrojeni çfarë thonë këta prototipat, është një ndër prodhimeve më të mira në tv dhe ndoshta më i miri në gjininë e tij. 




SILO


Silo është një super, super serial! Nëse ju pëlqen fantashkenca, ky është seriali për ju. Nuk duam të zbulojmë asgjë rreth tij, sepse është i lidhur aq mirë nga episodi në episod, saqë dhe informacioni më i vogël mund të zbuloj ndodhitë episodike, POR do ju bëj ta mbaroni të gjithin brenda 24 orëve. Sezoni i ri fillon më 15 nëndor. 




The Bear


Sezoni i ri i The Bear ishte disi i vakët, por dy sezonet e para janë muah! Në sezonin e dytë përfshihet dhe një prej episodeve më të bukura dhe më prekse në historinë e televizionit amerikan - Fishes. Seriali dramatik, me nuanca humori të hidhur, i cili flet për një shef guzhine që mundohet të sjellë “në jetë” restorantin e trashëguar nga i vëllai pas vdekjes, është vlersuar si një prej prodhimeve televizive më të mira të viteve të fundit. 




Hacks


FIKSIM! Nëse preferoni komeditë, HACK është seriali komik më i mirë prej vitesh dhe Jean Smart në rolin e Deborah Vance gjendet ndoshta në rolin më të mirë të karrierës së saj. Një komediene e famshme dhe në moshë, tenton një karrierë të re pasi nuk i rinovohet kontrata me një kazino të Las Vegasit. E përballur me një publik të ri dhe me një stil “të vjetër” ajo mundohet të rigjej veten dhe siguroj të njëjtin sukses që ka mbajtur prej dekadash. 




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.