Butrint Imeri, Ronela Hajati, Xhensila Myrtezaj paralajmërojnë këngë të reja.

                                                                                                        Butrint Imeri



Butrint Imeri prej ditësh ka promovuar këngën e re në rrjetet sociale. Titulli i kësaj këngë është “Malli” dhe do të publikohet javën e ardhëshme. Kënga po mendojmë do të shoqërohet dhe me videoklip, që nga pamjet e sjella prej këngëtarit duket se po xhirohet në Island. “Malli” është një baladë, e me aq sa kemi dëgjuar duket super. 


Xhensila Myrtezaj i është rikthyer bashkëpunimit me Pirro Çakon dhe ka bërë të kuptohet se së bashku kanë realizuar më shumë se një këngë, të cilat priten të publikohen. Ndoshta një EP ose album? Do të ishte momenti i duhur, dukeqënë, se ky ka është dhe viti më i suksesshëm në karrierën e këngëtares. 


Ronela Hajati ka publikuar disa këngë këtë vit, më e fundit hiti “Ta Ta Ta”. Këtë muaj ajo rikthehet në “Kënga Magjike” si konkuruese e kategorisë Big me një këngë të re, e cila publikohet të djelën.  

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.