Jeta e Loredanës, tani një libër.




Loredana, rreperja e njohur shqiptare, këtë herë vjen tek publiku si autore libri. Ajo ka bërë të ditur se libri i saj i parë, një autobiografi me titull “Kur m’u thye zemra” do të dalë në shitje më 18 nëntor. Në këtë libër Loredana shkruan për pjesë dhe ngjarje private të jetës së saj, të cilat, i përshkruan si të trishtuara dhe të dhimbshme. “…Unë dua të ju mirëpres, mirë se vini në historinë time. (Histori) që e shkruajta dhe pse ndonjëherë më dhemb të kthehem në plagët e të shkuarës, t‘i përjetoja sërisht. Dhe pse këtu po ndaj përvoja nga jeta ime private të cilat nuk kisha ëndërruar t’i bëja publike më parë.” Ky mesazh ka bërë të mendohet që në libër rreperja do të tregoj anën e saj të vërtetës në lidhje me disa ngjarje të bujshme të personazhit të saj si marrëdhënia me Mozzik, arrestimi në Zvicër apo ndërprerja e turneut prej kovidit (80.000 bileta të shitura) etj. Në mos gabojmë, botimi i këtij libri përbën dhe rastin e parë të një autobiografie prej artistëve të estradës, të paktën përsa i përket artistëve të brezit të ri. Librin është në gjuhën gjermane, kushton 22 euro dhe është i mundshëm për tu prenotuar në libraritë europiane. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.