Prezantueset e Këngës Magjike
Fazat prezantuese të festivalit Kënga Magjike kanë javë që kanë filluar. Ndërkohë që nga java në javë jemi njohur me disa prej emrave Big, konkurues në garë si Ronela Hajati, Stinë, Eneda Tarifa, Kanita etj, janë bërë publike dhe emrat e prezantuesve. Matilda Mcini dhe Selin Bollati do të jenë prezantueset që do të shoqërojnë Ardit Gjebrean në skenën e Pallatit të Kongreseve, përgjatë netëve finale.
Selin Bollati
Selin Bollati është një modele dhe valltare e njohur. Ajo ka mbaruar shkollën për balet dhe është soliste në Ansamblin Popullor, duke vazhduar traditën familjare në gjurmët e gjyshërve të cilët kanë qënë gjithashtu valltarë. Një figurë e panjohur për publikun televiziv ajo mund të jetë dhe një nga surprizat e këndshme të natës.
Matilda Mcini
Matilda Mcini u bë e njohur për publikun shqiptar si futuesja e Miss Universe Albania 2008. Pas pjesmarrjes në Miss Universe, ajo vazhdoi të merret me modelim ku ka marrë pjesë në fushatat e Sherri Hill, Roberto Cavalli dhe më pas do të investohej në gazetarinë televizive në News24 e Ora News. Momentalisht ajo prezanton së bashku me Florian Agalliun, emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH.
Post a Comment