Rikthehet The Voice of Albania?





Pas shtatë vitesh mungesë duket se “The Voice of Albania” rikthehet sërisht. Asgjë nuk është zyrtarizuar, por ne kemi dëgjuar se sezoni i shtatë i këtij konkursi muzikor do të mbahet vitin e ardhëshëm. I filluar në vitin 2011, përgjatë 6 sezoneve “The Voice of Albania” ka nxjerrë një pjesë të madhe talentesh që momentalisht aktivizohen në tregun muzikor shqiptar. Fituesit e gjashtë edicioneve janë Rina Bilurdagu, Venera Lumani, Florent Abrashi, Aslaidon Zaimaj, Tahir Gjoçi dhe Klinti Çollaku. Këtu po ju sjellim dhe një video me debutimet e të gjithë fituesve të The Voice për të ju rifreskuar kujtesën. 




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.