Vitet kur filloi biznesi muzikor në Shqipëri

Vitet kur filloi biznesi muzikor në Shqipëri


Ohhhh sa nuk na mungojnë fare këto kohë hahahhaaha! Shaka eh! Fillimet e biznesit muzikor në Shqipëri. Fundvitet ’90 ishin vitet kur talentet e reja filluan të merrnin në dorë karrierën e tyre, duke sfiduar eventet më me emër muzikore në vend, të cilat kishin krijuar klikat e tyre dhe nuk i pranonin. Të veçuar, ata krijuan koncertet, festivalet dhe konkurset e tyre. Me stërrpërpjekje, me fantazi dhe ëndrra, këngë amatore, por premtuese, ju mundësuan këtyre të rinjve fansat e parë në shkollat e Tiranës. Një sukses, që u përhap më tej falë kanaleve të para private të televizioneve si Teuta. Kjo dëshirë e tyre dhe sukses i mirfillit solli krijimin e shumë eventeve për të rinj, përhapjen e studiove muzikore, industrinë e videove muzikore etj, çka shënon dhë fillimin e biznesit muzikor në Shqipëri i cili deri në atë kohë ishte inegzistent. Ju mund të shikoni videon më poshtë dhe të gjykoni apo të ju duket për të qeshur, POR dhe është një POR shumë e madhe, emocionet dhe dëfrimin që sillnin këto evente nuk ka të krahasuar me aktivitetet e kohëve të sotme. Jo prej teknologjisë dhe realizimeve skenike, por prej pasionit dhe dëshirës që këta të rinj dhe dëgjuesit e tyre mbartnin në vetvete. Teksa sot gati, gjithçka është e gatshme dhe më shumë se shpesh herë nuk bën dot dallim prej këngëtarit dhe “stafit” të tij, në atë kohë prej pamundësive, këta të rinj krijonin gjithçka nga A-Z jo për famë, por thjesht për pasion. Kjo e bënte dhe prezencën në këto aktivitete gjithmonë e më interesante. Yep! E dinim që stononin, e dinim që koreografitë i bënin lëmsh, por nuk pretendonte njeri dhe të gjitha këto kishin bukurinë e tyre. Një përshëndetje sallës së cirkut, Luksiiiit që i kullonin pasqyrat nga avulli , disco Meteorit ku bëhej mitingu lol, disko Krokodiliiii ëoot ëoooooot ma e mira! Ju nuk keni përjetuar jetën nëse nuk keni qënë pjesë e rrethit e kur çohej në mes nanjoni e kërcente Michael Jackson ahhahahahaahahaaaaaa! Ika se lash nam! 







No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.