A duhet të bëj më filma Ermal Mamaqi?





Të sqarohemi që në filim, nuk është një pyetje që e bëj unë, por kam filluar ta dëgjoj si më shpesh në intervista e opinione në programe të ndryshme televizive. Aktorë e kinematografistë të njohur në Shqipëri, në biseda të ndryshme, statuse e postime shprehin një farë përçmimi rreth prodhimeve të Ermal Mamaqit, gati-gati duke thënë që ai s’duhet të prodhoj filma, sepse kinematografia shqiptare nuk është kjo etj etj. Ngjan si e stërrdëgjuar? Po, patjetër sepse është. Kanë qejf në Shqipëri që të gjithë të shquhen si artistë, si intelektualë etj, dhe gjëja e parë që kujtojnë se jua nxjerr në pah këto vlera është distancimi nga çka ata konsiderojnë antivlera të artit të cilit i përkasin. Prej vitesh jemi mësuar, që të flitet për x apo y këngëtar, se nuk duhet të bëjnë muzikë, nuk duhet të këndojnë, thua ti po ju bien në qafë këtyre. Po lekët e tyre janë, le të këndojnë. Të paktën po këndojnë s’po bëjnë keq. Imagjino ti thuash dikujt mos këndo, ndërkohë që ne si popull kemi shprehjen “Të këndoftë shpirti!” Sigurisht, këto ‘kritika” justifikohen se po prishin muzikën, kulturën tonë etj etj. Se në fakt këta që po ankohen kanë ruajtur folkorin tonë këtu e 2000+ vjetë. E kanë ruajtur, nga grekët nga serbët nga turqit, nga të gjithë ma. Nejse, tek Ermali. E njëjta gjë po ndodh dhe me të. Falë suksesit të disa filmave të prodhuara nga Ermal Mamaqi, shumë janë sulur ta kritikojnë se këto nuk janë filma artistikë, ai nuk është regjisor e të tjera gjëra që s’më intersojnë lol. E di kush tjetër nuk ka mbaruar shkollën si regjizor? James Cameron, Christopher Nolan, Stanley Cubrick, Quentin Tarantino…dhe lista vazhdon. Nuk po them se Ermali është në on par me këta regjisorë, por as ata që e kritikojnë nuk janë…por ata kanë mbaruar shkollën e filmit lol. OK! E thashë këtë, sepse sulmi i parë që bëhet gjithmonë në kësi rastesh ka të bëjë me shkallën e profesionalizmit dhe edukimit. Nuk ka studiuar nuk di etj. Ndërkohë Sorsese në një intervistë thotë që arsyeja e vetme për të shkuar në një shkollë filmi është që të kesh akses në përdorimin e kamerave apo më e preferuara ime nga Tarantino “Nuk shkova në shkollë filmi, unë shkova në filma”. Dua të them…është art. Normale teknika eksperienca është e nevojshme, por në fund të ditës është krijimtari. E atë nuk ta mëson dot askush. Këto shprejhje të tipit; ky nuk duhet, ajo nuk bëhet, u bë ai, ajo etj duhet të hiqen nga fjalori në Shqipëri. Ju pëlqen të krahasoheni me Amerikën, por gjëja e parë në Amerikë është pozitiviteti kundrejt gjithçkaje. Vlersohet iniciativa. Nëse dikush dëshiron të bëj diçka me qëllim të mirë, përse mos ta bëjë? Përse duhet përçmuar, përse duhet penguar? Janë filma komercial? Po sa filma komercialë të huaj shikoni në vit? Po njerzit kanë nevoj dhe për to. Ok ju jeni artistë, mund mos ti shikoni. Po një tjetër që ka punuar tërë ditën e do një moment shplodhjeje e humori, nuk do rri të studioj dhe dramat franceze në 8 të darkës. Do diçka zbavitëse e të kaloj kohën të shplodhet. Pse është ky mentalitet pesimist në mënyrë të vazhdueshme në vend? Po harroje këtë, sikur dhe filmi më idiot në botë të ishte. Fakti që në një vend ku ka shumë pak prodhime kinematografike, një film i tillë që punëson aktorë, kameramanë, teknikë, regjizor etj, vetëm për këtë fakt duhej vlersuar. Nuk jam kundra askujt, jam thjesht për një prodhimtari më të madhe kinematografike vendase e cila është për të mirën e të gjithëve. Pastaj, vlerë apo antivlerë, atë e tregon koha dhe publiku. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.