Shqipëria kërkon të mbyll TikTok dhe Snapchat






Kërkesa për mbylljen e TikTok dhe Snapchat në Shqipëri nuk është diçka e re. Shumë po e lidhin me ngjarjet e fundit në Tiranë, por në fakt qeveria ka kohë që synon të mbylli këto dy rrjete sociale. Arsyeja kryesore, nuk ka të bëjë me ruajtjen e të dhënave personale siç ka ndodhur në vende të tjera, por për shkak se sipas Ministrisë së Brendshme, këto aplikime janë shndërruar në burime kriminale. Këtë lajmërim të bërë nga qeveria sot, e kanë përkrahur një sërë figurash publike çka ka bërë të kthehet dhe në temën e ditës në Shqipëri. Po a është kjo zgjidhja?


Të mendosh që mbyllja e dy aplikacioneve do të sjellë uljen e krimit qoftë kinerbetik apo jo duket qesharake. A mos vallë Instagram, Facebook, Twitter etj janë më të sigurtë? E nëse mbyllin TikTok a nuk do kalojnë njerzit në një tjetër app dhe do kemi të njëjtin problem? Nuk është një app problemi i vërtetë këtu, më shumë se fakti që përse personat nën moshë lejohen të përdorin këtë app? Përse prindrit i lejojnë? Ata ju blejnë telefonat fëmijve të tyre, ata duhet të instalojnë sistemet me parametra për adoleshentë, ata duhet ti kontrollojnë. Ministria e Brendshme justifikohet se janë rritur rastet e krimit kibernetik. Ok. Duhet të jetë akoma më e lehtë për ta, për të arrestuar personat fajtorë. Çdo llogari ka një adresë, çdo adresë ka një sherbim celular, e çdo shërbim celular ka një numër për personin nga telefoni i të cilit shpërndahen video etj që ndëshkohen me ligj. Pra, përse nuk bëjnë punën e tyre si prindrit dhe si Ministria, por duhet të fajsojnë një app i cili në rradhë të parë nuk është për moshat nënligjore? Duket si një zgjidhje e drejtë për momentin. Mëse e kuptueshme që njerzit janë të prekur, të indinjuar dhe duan një përgjigje e zgjidhje të shpejt, por a siguron ky veprim uljen e krimit dhe ndodhive të tilla në të ardhmen? Mendoj se jo. Personalisht e kam instaluar TikTok para se të njihej me këtë emër. E përdor, por jo shpesh sepse më së shumti nuk gjej aty informacionin që kërkoj. E përdor më së shumti kur ndodhin evente të caktuara dhe njerzit raportojnë direkt nga vendgjarja, e bëj një përmbledhje informacionesh. Shpesh herë më ka ndihmuar, si përshembull në periudhën e kovidit, kur qeveritë  hezituan të paralajmëronin publikun. Rrjete sociale si TikToku na bën të merrnim masa paraprake, se po shikonim çfarë po ndodhte vërtet në Itali e gjetkë. Në momentin që qeveria dha alarmin, në Amerikë dyqanet ishin bosh. Shërbeu si një urë lidhëse midis qytetarëve për të konstatuar se çfarë po ndodhte rreth nesh kur qeveria nuk po jepte informacionin e duhur, etj raste si këto. Kam vënë re si shumë të tjerë që në këtë aplikacion ka përdorues të cilët nuk duhet të jenë në këtë aplikacion, por jo ndonjë gjë e re apo shumë më ndryshe se thuaj Twitter, Instagram apo Facebook. Nëse ju bëni një kërkim të thjeshtë në këto aplikacione, besomëni janë po e njëjta gjë. Ndryshimi i vetëm është se TikTok paguan përdoruesit e tij. Kjo ka bërë që shumë njerëz të postojnë video anormale të cilat tërheqin klikime të cilat shndërrohen në pagesa. Pra, sërisht i njëjti publik që ankohet për këto “profile” është i njëjti publik i cili i mban “gjallë” ata. Një bllokim, një raportim është mëse i thjeshtë. Ndoshta këtu qeveria mund të jepte një ndihmesë. Ama, të bllokosh përdorimin e rrjeteve sociale në tërë vendin, përveçse bie ndesh me lirinë e fjalës së lirë, po fillon të vij dhe pak era diktaturë. E kam gabim? Hmmm…ok! Përveçse këtyre dy aplikacioneve, qeveria e hodhi dhe një fjalë që mund të bëj dhe një filtrim të aplikacioneve të tjera. Në një vend ku nuk egziston më shtypi i shkruar, ku televizionet janë të njëanëshme, ku portalet janë gjithashtu të njëanëshme. Vend i cili renditet në vendin e 99 (nga 84 në 2020) për lirinë e shtypit (Reporters Without Borders’ 2024 World Press Freedom Index), po të heqin dhe rrjetet sociale nga do të informohen shqiptarët? Oh, po Google! LMAO! Bëni një krahasim të kërkimeve në Google që ju dalin në Shqipëri dhe kur gjendeni jashtë. Do kuptoni që Google në Shqipëri është e filtruar deri në përqindjen e fundit. Nuk më kishte ndodhur ndonjëhere të më dilte “Nuk kemi informacion” në Google. Ja ndodhi në Shqipëri. Pra…ndjenjat mënjanë. Po vjen era kontroll. Pse, qysh, tek, nuk e di, por është një metodë dhe justifikim i stërrprovuar, sepse nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri. Nëse ju mendoni se qeveria kërkon të heqi këto aplikime, sepse kërkon ti japi zgjidhje këtyre problemeve, aha vazhdoni se më mirë do bëhet. Hiqni pastaj dhe filmat, dhe tekstet e këngëve, dhe klubet e natës, dhe dyqanet ene në rregull jeni. Vendosini fajin të gjithave, por veç vetes suaj dhe qeverisë. Personalisht, egzistenca e këtyre aplikimeve as nuk më ndreq as nuk më prish punë përsa kohë që lexoj dhe di ku e çfarë të lexoj e nuk i filloj bisedat me “Se e tha x apo y” në TikTok. Ama, një veprim i tillë jo vetëm që nuk ka për të zgjidhur gjë (nuk është se ishte më mirë para viteve 2000, kur nuk egzistonin këto aplikacione) por ka për të ndikuar negativisht tek pjesa tjetër e përdoruesve (e cila është dhe më e madhe në numër) të cilët e përdorin për funksione të tjera të vlefshme e jo për interesa jashtligjore.  


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.