Elgit Doda, Xhensila dhe Emrah Brah - në YouTube Top200
Kënga “Thuju“ nga Elgit Doda, Xhensila dhe Emrah Brah, është e vetmja video muzikore shqiptare e cila klasifikohet në TOP200 (listën e videokëngëve më të shikuara në YouTube). Ajo pozicionohet momentalisht në vendin e 199, 47 pozicione më pak nga disa ditë më parë (pozicioni 152). Mund të duket një lajm i zakonshëm, por në fakt është një arritje e madhe duke konsideruar që bëhet fjalë për një listë botërore e cila kryesohet rëndshëm nga klikimet masive të Amerikës Veriore, Amerikës Jugore dhe Azisë. Për të matur një ide të përgjithshme, bëhet fjalë për një treg prej gati 6 miliardësh kundra artistëve shqiptarë me një treg (sikur dhe ta egzagjerojmë) 20 milonësh. Crazy! Imagjinoni të kishte Shqipëria një treg standart muzikor?! Do kishim bërë namin. Vërtet për të ardhur keq që kemi kaq talente dhe nuk po dijmë ti menaxhojmë. Suksese treshes!
Post a Comment