Emili
Emili është një prej prodhimeve më të fundit kinomatografike shqiptare, Flet për historinë e Emilit (Arta Dobroshi) e cila e keqtrajtuar nga bashkshorti (Lulzim Zeqja), vendos të largohet nga Shqipëria drejt Greqisë (së bashku me të birin) ku jetojnë prindrit e saj. Në mungesë të dokumentacionit të duhur atë e kthejnë mbrapsh në Shqipëri, ku mundohet të gjejë një tjetër rrugëzgjidhje. Pas një jetër konfrontimi violent me bashkshortin, në ndihmë i vjen vjehrra e saj Yllka, (Luiza Xhuvani), e cila i propozon të birësoj nipin (Noel Miraka) dhe më pas ti autorizoj lejen e udhëtimit ndërkombëtar. Gjërat bëhen më të komplikuara kur Emili kupton që vjehrra kërkon të birësoj fëmijën, jo për ta ndihmuar, por për ti penguar përfundimisht largimin nga Shqipëria.
Ideja e filmit është interesante dhe e parë nga një këndvështrim i ri; vjehrrë-nuse, të cilin nuk e kemi hasur as në kinematografinë e huaj. Personazhi i Luiza Xhuvanit, është një urë ndërlidhëse midis, si të thuash dy të këqijave dhe dy të mirave. Në një anë ajo mbron nusen, duke qënë se dhe vetë ka kaluar një situatë të tillë dhe e kupton gjëndjen e saj. Në anën tjetër, pavarsisht se vendos të mbaj anën e drejtësisë, shkon në ekstrem për të ruajtur familjen apo atë ç’ka i ka mbetur nga ajo. Filmi është i realizuar mirë, por kërkon audiencën e tij. Dua të them, të apasionuarit pas filmave apo personat që kanë kaluar situata të tilla do ju pëlqej ky film. Pjesa tjetër, mund ta gjej veten pak të distancuar. Filmat shqiptar, përsa i përket mënyrës të së treguarit të historisë, anojnë shumë nga ana europiane e prodhimit (duh jemi europianë), por mendoj si dhe me filmat europian, ky lloj tregimi është pak i lodhshëm. Në ç’kuptim? Europianët janë të fiksuar të ztërrzgjasin skenat. Shikuesi e kupton është ditë me diell…Ncuq! Europianët do tregojnë diellin, qiellin, rrezet e diellit, flladin, duke larguar vëmendjen nga tema. E njejta gjë dhe me emocionet. Personazhi është i lënduar, u kuptua. Ncuq, tregohet personazhi në katër kënde, në dhjetë mimika etj. E teksa është e nevojshmë në skena të caktuara, nuk ka pse ripërsëritet në mënyrë konstante. Përshëmbull në “Emili”, ç’ka duhet të ishtë një prej skenave më domethënëse dhe më rrënqethëse të filmit, kur bashkshorti i Emili e dhunon në apartament, skena “mbulohet” me një kolonë zanore dhe të pa detajuar. Personalisht, po mendoj që ka të bëj me buxhetin, POR ishte pjesë që kërkonte më tepër rëndësi. Do kishte pasur të njëjtin efekt që dha skena e fundit e filmit, konfrontimi midis Emilit dhe vjehrrës. Super skenë! Që nga veshja e Emilit e kupton që diçka do të ndodhë, që ajo ka marrë fatin e saj në dorë dhe nuk lejon më njeri të vendosi për të. E pjesa më e bukur e gjithë asaj skene është kur Emili pavarsisht gjithçkaje i thotë të birit të shkoj e përqafoj gjyshen, të cilës i thotë "Mos qa në sy të djalit." Një situatë emocionale dhe shumë domethënëse e cila shfaq jo vetëm karakterin e Emilit dhe justifikon veprimet e saja, por që tregon se dhe pse jeta të vendos në pozita të tilla, ti prap duhet të jesh njerëzor. Në një skenë të vetme ajo kupton situatën e saj, por dhe situatën e vjehrrës, e cila nuk ka qëllime të këqija, por ndihet e braktisur dhe do të “mbështetet” në atë pjesë familjeje që e vlerson në mënyrë indirekte dhe si pjesën më të mirë të saj. Më pëlqeu shumë kjo skenë, e cila ishte dhe një fund perfekt.
Interpretimet, besoj nuk ka nevojë për tu përmendur pasi Arta, Luiza, Lulzimi pritej të ishin mëse përfekt. Surprizë e këndshme ishte Noeli, djali i Emilit, i cili duket që është një aktor natyral.
Do ju këshilloja që filmin ta shikonit. Jo vetëm se filma të tillë nuk para trajtohen në kinematografinë tonë, por sepse si histori dhe përcjellje artistike, në mënyrën si e sjell këtë temë tek spektatori është i veçantë. Nuk di, por personalisht dilema midis çka jemi, ç’farë duhet të bëjmë dhe se çfarë bëjmë, m'u duk shumë interesante. Dilema, se si ndryshojmë kur e dimë vendimin e drejtë dhe si veprojmë në interes të vetvetes apo të personit që ka nevoj ti vendoset drejtësia në vend...sakrificat që pranojmë apo jo të bëjmë në emër të saj apo vetvetes. Janë filma që duken aq të thjeshtë në plan të parë, por kaq domethënës në momentin kur fillon ti analizosh sadopak. Dhe ky është “Emili”.
Emili (Emily)
Regjizore: Ajola Doda
Skenariste: Ajola Doda
Në role: Arta Dobroshi, Noel Miraka, Luiza Xhuvani, Lulzim Zeqja.
Post a Comment