Shiko reklamën e filmit “Emili”
Filmi “Emili” me regji të Ajola Dajës, ka premierën në Tiranë më 7 nëntor. Ai flet për Emili (Arta Dobroshi) e cila për ti shpëtuar një marrëdhënie abuzive vendos të dërgoj djalin e saj tek prindrit në Greqi. Problemet nisin kur Emilit i duhet leja e bashkshortit për ta kaluar ligjërisht djalin në shtetin fqinj dhe vjerra e saj kërkon ta ndihmojë duke e birësuar, por në të vërtetë do që ta mbaj nipin në Tiranë. Skenari gjithashtu është shkruar nga Ajola Daja, e cila është e njohur te publiku si skenariste e filmave “Pikë uji” dhe “Derë e hapur”. Këta filma po sjellin një risi në tregun kinematografik me trajtimin e problemeve shoqërore kryesisht të përqëndruara tek roli i femrës shqiptare në shoqëri. Për këtë Daja Meriton vlersim të veçantë. Një tjetër sukses i Dajës është dhe fakti që është regjizore, producente dhe skenariste e “Emily”, duke shënuar kështu një rekord në kinematografinë shqiptare ku prezenca e femrave në këto role është e rrallë.
Emili
(Drama)
Regjizore: Ajola Daja
Skenariste: Ajola Daja
Në role: Arta Dobroshi, Noel Miraka, Luiza Xhuvani, Margent Caushi, Lulzim Zeqja etj.
Post a Comment