Klan, Top Channel dhe Vizion+ në garë për talente
Është një kohë perfekte për të qënë një talent i ri në Shqipëri. Tre televizionet më të fuqishme të vendit, Top Channel, Klan dhe Vizion+ po ju japin mundësinë të gjithë talenteve të rinj shqiptarë, për të marrë pjesë në programe televizive dhe provuar talentin e tyre.
X Factor
Edicionin e parë në Klan, ky program e nisi në 8 janar të 2012, e me një sukses konstant ka shërbyer si një urë lidhëse për shumë talente të reja të cilët aktivizohen në skenën muzikore shqiptare sot. Sheila Haxhiraj, Ardit Çuni, Gentian Deda, Xhesika Polo, Alban Ramosaj, Kanita, Arilena Ara etj, janë disa prej emrave konkurues në historinë e këtij programi të cilët tashmë janë këngëtarë të njohur për publikun. “X factor Albania” në pesë edicionet e tij ka shpallur fitues Sheila Haxhiraj, Arilena Ara, Ergi Dini, Edea Demaliaj dhe Alis Kallaçi. Këtë të premte, programi rikthehet me pothuajse të njëjtin panel gjyqtarësh dhe prezantuese Alketa Vejsiun.
Albania’s Got Talent
Programi i njohur televiziv “Albania’s Got Talent” edicionin e parë e mbajti më tetor të 2010 në Top Channel, drejtuar nga Arbana Osmani dhe Benet Kaçi. Pas rreth 13 vitesh rikthehet me një format dhe në një kanal tjetër televiziv - Vizion Plus. Të hënën më 11 nëntor, nën prezantimin e Isli Islamit, pas audicioneve paraprake konkurentët e këtij programi shfaqin talentet e tyre në fusha të ndryshme për të fituar çmimin e madh prej 20,000 euro.
Yjet Shqiptarë të Diasporës
Nëse nuk vini dot në audicionet e Shqipërisë, “Shqipëria” vjen tek ju. Kjo ka qënë ideja e “Yjet Shqiptarë të Diasporës” të cilët prej tëtë muajsht kanë zhvilluar audicione në Zvicër, Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe së shpejti në Itali më 10 nëntor etj. Ende nuk ka një datë të caktuar për fillimin e këtij programi që synon të sjellë talente nga të gjitha komunitetet shqiptare nëpër botë. Programi prezantohet nga Ilir Shaqiri.
Post a Comment