Kush e ka muzikën moderrne më të mirë në Ballkan?






OK…muajt e fundit në mënyre të vazhdueshme kemi bërë një, si të thuash kërkim nëpër tregjet ballkanike për të vërejtur se sa cilësore janë prurjet muzikore në Ballkan. Hmmm…noneeee lol Në pafsha më njeri që ankohet për muzikën në Shqipëri do ju bëj namin! Ballkani gjithmonë ka pasur muzikë te bukur dhe periudhat e tyre të suksesit ndërkombëtar. Turqia, Greqia, Rumania kanë qënë gjithmonë tregje që prodhonin hite. Çfarë ka ndodhur? Me lupë të kërkosh dhe zor se gjen një hit interesant. Gjithmonë po flasim për muzikën moderrne. Ritme bajate te ripersëritura prej vitesh, rrep i 1990, dance e 2000. Ballkani është në krizë. Jo se s’ka këngë të bukura, por një në 100 këngë nuk është rezultati që prisnim. Gjëja tjetër që vumë re ishte se dhe ato këngëtarë që kishin këngë të bukura, kryesisht jetonin në Amerikë po perëndim. Çka do të thotë që nuk është tamam-tamam prodhim vendas. Mirë muzika moderrne, por dhe ajo e përpunuar që ka qënë vazhdimisht e suksesshme nëpër ballkan ka humbur vlerën e saj. Kanë ik të gjithë në Gjermani mo? Apo është thjesht çështje brezi? Jo se jemi shqiptar, por momentalisht muzika më e mirë moderrne bëhet në Kosovë, pasuar nga Shqipëria dhe Rumania. Pjesa tjetër ka disa këngëtarë shumë të mirë, por në përgjithsi është skandaloze. Që të kuptoni diçka në këtë gjykimin tonë. Një këngë në gjuhën amëtare për gjithkënd ka më shumë kuptim se për një që nuk e njeh gjuhën. Kjo është diçka tjetër. Po flasim për ritmin, për formën e këngës, për videot, për përshtatjen bashkohore etj. Askush nuk di për çfarë flitet në Gangnam style, por të gjithë e dëgjonin. Kjo e bën këngën universale. E njëjta gjë dhe me këngët në anglisht. Pavarsisht se shumë mund të dinë anglisht, nuk dinë zhargonin amerikan e nuk kapin “slangs” që ata përdorin, por ama këngën e dëgjojnë. E nëse thuaj një këngë në shqip, mund ta përshtatësh në anglisht  dhe prapë ka sukses, ky nuk është rasti me prodhimet e vendeve të tjera ballkanase. Ndaj shikoni shumë komente të huaja në videot e këngëtarëve shqiptarë, sepse janë këngë të bukura dhe universale. Ndaj dhe jua kopjojnë këngët. Pale pastaj që Mali i Zi, Maqedonia janë të shteruara fare. Këndon më njeri andej?  Siç thashë, nuk është një observim ditor, por i disa muajve. Kemi ndjekur toplistat vëndase dhe në një Top50 mos të ngelet veshi në një këngë, merre hidhe gjithë tregun në det lol. Ironia e gjithë kësaj është që ne jemi të vetmit pa prezencën e ndonjërës prej shtëpive diskografike ndërkombëtare. Nona! 


ps. Ndërkohë Warner Music ka Hapur në korrik një përfaqsi në Ballkan në bashkëpunim me shtëpi diskografike kroate, sllovene dhe serbe për të promovuar muzikën e këtyre vendeve, por dhe të  Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Janë vetëm pak ksenofobistë duke qënë se Kosova nuk përmendet por dhe Bosnjë Hercegovinën e përmendin si vend me dy shtete Bosnja, Hercegovina. Oh Balkan! Si sukses përmendin këngëtar që kanë nga 500 mijë ndjekës në Instagram apo 6 milion klikime në YouTube lololololol. Ughhhh! A ka ndonjëri nonji lekë të madh me bo diçka tamam e me bë namin se këta janë qesharakë, betohem. Të ardhurat që mund të sjellë industria muzikore shqiptare mund të jenë marramëndëse me një menaxhim të sakte. Ngelëm tu u zënë lol. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.