Reklama e filmit “Golden Brothers” nga Drilon Hoxha
Prodhimi më i fundit i Drilon Hoxhës, titullohet “Golden Brothers” (Vëllezrit e artë) dhe ka premierën në kinema më datën 1 dhjetor. Filmi tregon për një burrë, pronar i një agjensie funeralesh i cili padashur së bashku me të vëllain e gjen veten të përfshirë në lojën e një bande kriminale. Ata kërkojnë ndihmën e një të njohuri i cili premton që ti nxjerri nga kjo situatë, por që në të vërtetë është duke i përdorur ata për të larë hesapet e veta duke krijuar probleme dhe situata të tjera, por pa humbur shpresën se do të dalin nga kjo situatë.
Në këtë film me regji dhe skenar të Drilon Hoxhës (dhe aktor në rolin kryesor) interpretojnë Sokol Angjeli, Lavdie Bisha, Mimoza Maranjaku, Sara Kolami etj. Reklamën mund të ndiqni më poshtë.
Post a Comment